Riza Runa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Riza Runa
Lindi me: 13 mars1881
Lindi në: Nivicë, Shqipëri
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Luftëtar



Riza Runa lindi më 13 mars 1881 në NivicëKurveleshit Tepelenë, është një ndër figurat me kryesore të krahinës gjatë viteve 1900-1940.

Mësimet e para i mori në vendlindje nën kujdesin e Hoxhë Kadriut deri në moshën 11 vjeçare. Më pas në gjuhën turke për të studiuar Kuranin. Patriot e luftëtar pjesëmarrës në kryengritjet anti-osmane1908 përkrah Çerçiz Topullit. Më pas më 1910 në krah të Namik Delvinës dhe Nazif Haderit. Më 1911 ishte delegat së bashku me të vëllain Veipin si përfaqsues së krahinës në Manastirin e Çepos, e pjesëmarrës i kryengritjes së të njëjtit vit. Më 28 nëntor 1912 së bashku me patriotin tjetër Shuko Dalipi ngriti flamurin kombëtar në Nivicë. Më 1920 është komandat i përgjithshëm i çetës së Kurveleshit në luften e Vlorës, e njëkohësisht anëtar i Komitetit të shpëtimit Kombëtar. Më 1924 është delegat në Kuvendin e të drejtave zakonore të Laberisë që u mbajt në Kuç.