Rizoderma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rizoderma është një ind i veçantë përthithës i rrënjes, i përbëre nga qeliza të ndryshme nga ato që ndodhen ne pjesën mbitokësore të bimës. Shërbejnë për thithjen e ujit dhe dhe materjeve ushqyese qe qarkullojnë nën tokë. Siperfaqja e kontaktit me ambientin e jashtëm rritet me anë të palosjeve me përmasa të konsiderueshme që përbëhen nga qimet e rrënjës, kanë mure te holla te pambuluara dhe e stimulojnë përthithjen. Keto qime çojnë në majë berthamën duke treguar që pjesa më e rëndësishme e qelizës është palosja që kryen përthithjen, me mekanizma të transportit aktiv. Qimet e rrënjës për shkak të fërkimit, dëmtohen lehtë dhe vdesin, por bima prodhon qime të reja vazhdimisht.