Robert Shvarc

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Robert Shvarc (Sarajevë, 10 dhjetor 1932 - Tiranë, 25 prill 2003) ka qenë përkthyes shqiptar me prejardhje hebree, që u shqua me përkthime e letërsisë nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Njihet për punën e bërë me shqipërimin e letërsisë gjermane dhe "Eksodin" e Leon Uris.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Sarajevë10 dhjetor 1932, i biri i Julius Shvarc dhe Saveta Çipit.[1] I ati ishte po ashtu i lerë në Sarajevë me profesion teknik elektrik, i gjyshi Siegfried ishte nga Vjena, ndërsa e ëma vinte prej një familjeje elbasanllie me profesion rrobaqepëse. Familja e tyre u zhvendosën në Shqipëri më 1925 duke u vendosur fillimisht në Shkodër.[2]

Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Ndërroi jetë më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre.

Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.

Emri i Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin "Kryqi i meritave gjermane". Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes. Pas titullit që mori nga presidenti Alfred Moisiu dhe titujve të lartpërmendur, qëndrojnë një varg i gjatë librash të përkthyer nga gjuha gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit të tyre, Robert Shvarc. Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden: Tre shokë, Harku i Triumfit, Asgjë e re nga fronti i Perëndimit, Shkëndija e jetës apo Obelisku i zi nga Erih Maria Remark; Çifutja e Toledos, Françesko Goja nga Lion Fojtvanger; dhe drama të Bertolt Brehtit, Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj, Kënga e një nëne gjermane, Ditët e Komunës, Arturo Ui, Pushkët e nënës Karrar, Opera për tre grosh, Baali; nga Heinrich Heine: Gjermania, përrallë dimri; nga Gëte dhe Shileri: Poezi dhe balada. Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Gaqo Bushaka, Xhevahir Spahiu, Hatibi, Ahmeti, Beqiri, Qosja etj.

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra të perkthyer nga gjermanishtja:

  • nga Erih Maria Remark
    • Tre shokë
    • Harku i Triumfit
    • Asgjë e re nga fronti i Perëndimit
    • Shkëndija e jetës
    • Obelisku i zi
  • nga Lion Fojtvanger
    • Çifutja e Toledos
    • Fransisko Goja
  • nga Bruno Apic
    • Lakuriq në mes të ujqërve
  • nga Leon Uris
    • Eksodi
  • drama të Bertolt Brehtit
    • Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj
    • Kënga e një nëne gjermane
    • Ditët e Komunës
    • Arturo Ui
    • Pushkët e nënës Karrar
    • Opera për tre grosh
    • Baali
  • nga Hajnrih Hajne
    • Gjermania, përrallë dimri
  • nga Gëte dhe Shileri
    • Poezi dhe balada
    • Billard um halbzehn, 1959
  • nga Hajnrih Böl

Nderi i humbur i Katerina Blumit, 1993, botuar nga Albinform

Në gjuhën shqipe

  1. Përkthime në gjermanisht të veprave të shkrimtarëve:

Çmime dhe vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Robert Shvarc 'Qytetar Nderi' i Shkodres". hermesnews.info. 27 prill 2014.
  2. ^ "Shkodra e shpëtoi Robert Shvarcin, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç". top-channel.tv. 30 janar 2020.