Robin Hood (film 2010)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Robin Hood
Regjia ngaRidley Scott
Shkruar ngaBrian Helgeland
Historia
Brian Helgeland
Ethan Reiff
Cyrus Voris
ProdhuesiBrian Grazer
Ridley Scott
Russell Crowe
LuajnëRussell Crowe
Cate Blanchett
Matthew Macfadyen
Mark Strong
Oscar Isaac
Kevin Durand
Mark Addy
William Hurt
Max von Sydow
MuzikaMarc Streitenfeld
Shpërndarë ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës Universal Pictures
Kohëzgjatja
140 min

Robin Hood është një film amerikan të vitit 2010 nga regjisori Ridley Scott.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anglinë e fund shekullit të XII-të, Robin Hood është një shigjetar i zakonshëm. Pas vdekjes së Rikard Zemër Luanit, Robin dhe tre ushtarë të tjerë tentojnë të kthehen në vendlindje, pas dhjetë vjetësh në luftë. Gjatë rrugës ndeshin një pritë të ngritur nga roja e mbretit, Sir Godfrey, një kalorës Anglez me prejardhje Franceze. Mbreti i Francës ka urdhëruar Sir Godfrey që të vrasë Rikardin. Duke dashur që të kthehet në vendlindje i sigurt dhe më i pasur Robin dhe njerëzit e tij do të vjedhin armaturat e kalorësve të vdekur dhe drejtohen nga anijet Angleze duke u shtirur si fisnikë. Pas skenës së kasaphanës Robin i premton një kalorësi, Robert Loxley që eshtë pranë vdekjes, se do ti kthejë shpaten të atit në Nottingham.

Pas mbërritjes në Angli, Robin, i cili ka marrë tashmë identitetin e Loxley është përzgjedhur për të informuar Familjen Mbretërore për vdekjen e Mbretit, dhe për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit John, i cili është vëllai i vogel i mbretit të vrarë Rikardit. Mbreti John i cili është arrogant, nuk shfaq fare keqardhje për mbretërinë e tij dhe kërkon të mblidhen taksa të larta duke dërguar Sir Godfey në veri për të mbledhur taksat. Ai nuk e di që Sir Godfrey është një agjent i Mbretit Francez që përdor statusin e tij mbretëror për të nxitur një lëvizje që do të cojë Anglinë në luftë civile.

Robin dhe shoqëruesit e tij drejtohen drejt Nottingham, ku i ati i Loxley, Walter i kërkon të vazhdojë të shtiret si i biri, në mënyrë që të ndalojë marrjen e tokave të familjes nga Kurora Mbretërore. Vejusha e Loxley, Lady Marion, fillimisht është shumë mosbesuese ndaj Robin, por shpejt afrohet me të pasi ai rrimerr drithërat e marra si taksa nga banorët e zonës. Ndërkaq, veprimet e Godfrey kanë trazuar Baronët e veriut, të cilet marshojnë të takojnë Mbretin John, duke kerkuar të firmoset statuti i të drejtave. Kur kupton dinakërinë e Godfrey, duke e ditur që i duhet të mbledhë njerëzit e tij në mënyrë që të ndalojnë një pushtim francez, mbreti pranon. Pas pak fillon një betejë ku njerëzit e Godfrey ndalohen ndërsa po plaçkisnin Nottingham, dhe ndiqen nga Robin dhe Baronët e veriut.

Filmi arrin në pikën kulmore në një pushtim të bregut lindor të Anglisë nga Franca. Anglezët do të fitojnë në betejën tjetër, gjatë së cilës Robin vret Godfrey me një shigjetë të lëshuar me përsosmëri nga një distancë e largët. Në skenat finale, Mbreti John vendos të firmosë Magna Carta, dhe e deklaron Robin si të jashtligjshëm. Në përgjigje të tij, Robin zhvendoset në pyllin Sherwood për të formuar atë që do të quhet Burrat Gazmorë të Pyllit Sherwood, dhe të marrë titullin Robin Hood, duke u bërë kështu një nga figurat legjendare te folklorit Anglez.

Pasaktësi historike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në film, Mbreti Philip Augustus i Francës shfaqet i etur për të pushtuar Anglinë, dhe faktikisht e provon atë gjë. Në të vërtetë, Philip është munduar të rimarrë territore të zëna nga Anglezët në Francë, në një seri konfliktesh me Rikard Zemër Luanin. Philip zhvendoset në Normandi dhe në territore të tjera Angleze në Francë, kur Mbreti John nis një pushtim te Francës i nxitur nga Baronët Anglezë dhe jo e kundërta.

Filmi shfaq Mbretin Xhon duke negociuar për të firmosur kartën e të drejtave menjëherë pasi shpallet mbret. Magna Carta në të vërtetë është firmosur 16 vjet pasi John u shpall mbret duke ngjallur një debat me Baronët e tij.

Në një skenë të mëvonshme në film pas vdekjes së Sir Walter Loxley trupi i tij shfaqet duke u djegur në turrën e druve. Një gjë e tillë nuk praktikohej më në Europën e mesjetës.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Robert Ebert e vlerësoi me 2 nga 4 yje filmin, duke thënë: "Avash avash, titull pas titulli, pafajsia dhe gëzimi po humbasin nga filmat." Joe Neumaier i New York Daily News e vlerësoi me 3 nga 5 yje, duke shkruar se: "Problemi me rolin e ri të Russell Crowe është se, e ka një kembë në histori dhe tjetrën në fantazi." Russell Crowe mori kritika nga media Britanike për theksin e tij të ndryshëm gjatë filmit. Empire tha se në disa raste theksi i tij dukej Skocez, ndërsa Total Film mendon se kishte raste kur theksi dukej Irlandez.

Box Oficce[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi hapi Festivalin e Filmit në Kanë 2010 me premierën në 12 Maj 2010. Në Britaninë e madhe filmi u shfaq në 12 Maj, dhe në Shtetet e Bashkuara14 Maj. Deri tani filmi ka arkëtuar 13,467,000 $ në vendet ku është shfaqur.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]