Rock 'n' Roll

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Rock and roll (e shkruar ndryshe si Rock & roll ose Rock ’n’ roll), është zhanër i muzikor, i populluar më shumë në SHBA pas luftës së dytë botërore[1][2].

Artistë më të njohur që kanë luajtur muzikën rock`n`roll janë : Elvis Presley, Big Joe Turner, Chuck Berry, Bo Diddley, Fats Domino, Little Richard, Jerry Lee Lewis dhe Gene Vincent. Kjo muzikë u zhvillua në fundin e viteve `40 dhe fillim të viteve `50 në SHBA, më pas u përhap menjëherë në gjithë botën.Origjina e kësaj muzike ishte nga një larmi llojesh të tjera si rhythm and blues, muzikë gospel, dhe country e western.Në vitin 1951, në Ohio një disk Jockey me emrin Alan Freed, vuri muzikë rhythm and Blues për një publik multietnik dhe ishte i pari që përdori termin Rock`n`Roll, për të përshkruar muzikën. Ka shumë dyshime mbi pjesën e parë Rock`n`roll të regjistruar.Një nga pretendentet më të mbështetura është kënga "Rocket 88" nga Jackie Brenston and his Delta Cats(realisht, Ike Turner dhe banda e tij Kings of Rhythm) në vitin 1951. Katër vjet më vonë do të ishte kënga "Rock Around the Clock" nga Bill Haley ajo që do të arrinte në majat e klasifikimeve dhe që do t`i hapte dyert kësaj rryme të re kulturore.Artistë të ndryshëm që kanë luajtur muzikën rock`n`roll janë: Elvis Presley, Big Joe Turner, Chuck Berry, Bo Diddley, Fats Domino, Little Richard, Jerry Lee Lewis dhe Gene Vincent.

Vitet 1950 panë një popullaritet në rritje të kitarës elektrike si dhe të llojit të muzikës së luajtur me të.Gjithashtu risi u vunë re edhe në mënyrën e regjistrimit të muzikës duke përdorur më shumë forma elektronike për të regjistruar në linja të shumëfishta.Të gjitha këto ishin të rëndësishme në zhvillimin e muzikës rock.

Efektet sociale të rock`n`roll-it ishin botërore dhe masive.Shumë më tepër sesa një stil muzikor,ai ndikoi në stilin e jetës, modën sjelljet dhe të folurin.Madje mund të ketë ndihmuar edhe në çështjen e të drejtave civile pasi kjo muzikë pëlqehej si nga të rinjtë e bardhë ashtu edhe nga ata me ngjyrë.

Megjithatë në fillimet e viteve `60 ky ndikim u zbut dhe muzika rock`n`roll nuk vazhdoi më me të njëjtën forcë,me fillimin e daljes në pah të idhujve të adoleshentëve, me një ritëm më të lehtë dhe të kërcyeshëm, muzika pop.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Farley, Christopher John, 1946 is similar in style to Elvis Rocks But He's Not the First, July 06, 2004
  2. ^ Jim Dawson and Steve Propes, What Was The First Rock'n'Roll Record (1992), ISBN 0-571-12939-0.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]