Roland Tasho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roland Tasho
U lind në
Tiranë
Kombësiashqiptare
Profesionifotograf
Çmimet
  • Medalja "Naim Frashëri" (1988)
  • Çmimi i parë në Konkursin e Fotografisë Artistike "Click Sagra" në Ankona (1992)
  • "Fotografi i vitit" nga Drejtoria e Rinisë në Ministrinë e Kulturës (1996)
  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "Marubi" (1996)
  • Çmimi i parë "Soros" në gazetari (2000)
  • Medalje mirënjohjeje nga presidenti hungarez Ader Janos (2016)

Roland Tasho është fotoreporter shqiptar i njohur për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve '90[1][2] dhe një sërë albumesh që kanë në qendër komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë.[3]

Jeta dhe vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roland Tasho e filloi karrierën e tij si fotograf në vitin 1982 në laboratorin e ndërmarrjes komunale ku punoi për pesë vjet. Në periudhën 1987-1992 ai ishte fotoreporter i revistës Ylli. Ishte gjatë kësaj kohe kur ai realizoi disa nga fotografitë më të njohura për periudhën në lidhje me protestat e dhjetorit në Shqipëri. Në vitet 1993-1996 ishte fotoreporter në gazetën Aleanca, një vit më vonë (1997-1998) në gazetën Shekulli dhe që nga viti 1999 ushtron aktivitetin e tij si fotograf i pavarur.

Duke nisur nga viti 2001, Roland Tasho është botues i 14 albumeve fotografike, shumica e të cilëve kanë dokumentuar jetën e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut të tyre. L’Altra Albania (2002),[3] Urë ndërtuesit – Bridge Builders (2008),[3] I speak Albanian (2010),[3] Les Albanais de France (2011),[4][5], Shqiptarë në Greqi (2012),[6][7] Shqiptarë në Çeki (2018)[8][9] dhe Shqiptarë në Hungari (2019)[10] paraqesin portrete shqiptarësh që u përkasin jetës së zakonshme e figura të shquara respektivisht në Itali, Zvicër, SHBA, Francë, Greqi, Çeki e Hungari. Veprat e tjera përfshijnë Qëndresa në sytë e Kosovës, Kosovar Fortitude (2001),[11] Marubi (2003),[12] Një Kalvados me Robert Shvarc (2007),[13] Nënë Tereza me shqiptarë (2012),[14] Një karrige për shkrimtarët (2013),[15] Album Fotografik Përmeti (2020)[16] dhe KADARE dhe Gjirokastër (2021).[17][18][19]

Arritjet artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roland Tasho ka një numër të madh ekspozitash të hapura brenda dhe jashtë vendit. Ai mori medaljen "Naim Frashëri" në vitin 1988 dhe katër vjet më vonë fitoi çmimin e parë në Konkursin e Fotografisë Artistike "Click Sagra" në Ankona. Në vitin 1996 u shpall "Fotografi i vitit" nga Drejtoria e Rinisë në Ministrinë e Kulturës dhe fitoi çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar "Marubi". Në vitin 2000 fitoi çmimin e parë "Soros" në fotografi dhe në vitin 2016 u vlerësua me një medalje mirënjohjeje nga presidenti hungarez Ader Janos.[20][21]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Roland Tasho, fotografi që dokumentoi lëvizjet e dhjetorit 1990: Shkrepa aparatin pa menduar ... (emision). Tiranë: Report TV. 8 dhjetor 2021. Marrë më 29 maj 2022.
  2. ^ Fotografi i protestave të dhjetorit/ Roland Tasho, dokumentoi ngjarjen historike të para 30 viteve (emision). Tiranë: Top Channel. 8 dhjetor 2020. Marrë më 29 maj 2022.
  3. ^ a b c d Ndoj, Izaura (12 maj 2010). "Roland Tasho, çel ekspozitën "I speak albanian" në Muzeun Kombëtar". Info Arkiva. Marrë më 29 maj 2020.[lidhje e vdekur]
  4. ^ Rama, Luan (2 maj 2011). "Foto : në objektivin e Roland Tashos". Albania. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2020. Marrë më 29 maj 2020.
  5. ^ NE OBJEKTIVIN E TASHOS FOTOGRAFI ROLAND TASHO SJELL SHQIPTARET E FRANCES LAJM (kronikë). Tiranë: Kanali Shtatë. 2016. Marrë më 29 maj 2022.
  6. ^ Mile, Alma (27 maj 2012). "Roland Tasho sjell emigrantët e Greqisë në fotografi". Panorama. Tiranë. Marrë më 29 maj 2020.
  7. ^ SHQIPTARET NE GREQI ROLAND TASHO SJELL EMIGRANTET E SUKSESSHEM NE FOTO LAJM (kronikë). Tiranë: Kanali Shtatë. 2016. Marrë më 29 maj 2022.
  8. ^ ""Shqiptarët në Çeki", promovohet libri i fotografit të njohur". 55. Tiranë. 25 shtator 2018. Marrë më 29 maj 2020.
  9. ^ “Shqiptarët në Çeki”, promovohet libri i fotografit të njohur (kronikë). Tiranë: News 24. 24 shtator 2018. Marrë më 29 maj 2022.
  10. ^ "NË RADIO" - Botimi i ri "Shqiptarë në Hungari" dhe ekspozita "Continuum" - Roland Tasho, fotograf (intervistë). Tiranë: Radio Tirana. 2020. Marrë më 29 maj 2022.
  11. ^ "Qëndresa në sytë e Kosovës = Kosovar fortitude". Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Marrë më 29 maj 2022.
  12. ^ "MARUBËT, STACIONI I FUNDIT NË SHQIPËRI". Shekulli. Tiranë. Marrë më 29 maj 2022.
  13. ^ Murati, Violeta (6 maj 2014). "Shvarc & Kasoruho/ Një shpirt i madh për miqësinë". Standard. Marrë më 29 maj 2022.
  14. ^ Mile, Alma (4 shtator 2016). "Nënë Tereza, lutjet e fundit për Shqipërinë". Panorama. Marrë më 29 maj 2022.
  15. ^ Mile, Alma (23 janar 2014). "Tasho: Si i bëra 46 shkrimtarë të pozonin për mua". Panorama. Marrë më 29 maj 2022.
  16. ^ Prifti, Edmond. "Fotografi që veshi të huajt "shqip"". Gazeta Si. Marrë më 29 maj 2022.
  17. ^ Vata, Ilir (28 janar 2021). ""Kadare dhe Gjirokastra"/ Album fotografik në nderim të shkrimtarit në 85-vjetorin e lindjes". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2021. Marrë më 29 maj 2022.
  18. ^ Vitrina e librit/ Kadare dhe Gjirokastra – Roland Tasho - Cikli I Gjirokastrës, cikli I vendlindjes (emision). Top Channel. 23 janar 2022. Marrë më 29 maj 2022.
  19. ^ "Kadare dhe Gjirokastra, Tasho fotografoi ekskluzivisht shkrimtarin" (emision). Tiranë: A2News. 26 janar 2021. Marrë më 29 maj 2022.
  20. ^ "FOTO/ Fotografi Roland Tasho nderohet nga presidenti i Hungarisë". BalkanWeb. 26 nëntor 2016. Marrë më 29 maj 2022.
  21. ^ "Presidenti hungarez nderon Tashon, promovoi Budapestin në fotografi". Panorama. 6 dhjetor 2016. Marrë më 29 maj 2022.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]