Roland Trebicka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Roland Trebicka
Roland Trebicka.jpg
Informacione
Ditëlindja:  1947
Vendlindja: Korçë
Vdekur më: 6 mars 2013
Vendvdekja: Tiranë
Aktiviteti: Aktor
Nënshtetësia: Shqiptar

Roland Trebicka (* 1947Korçë – † 6 mars 2013Tiranë) ishte një aktor shqiptar i nderuar me çmimin Artist i merituar.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme "Raqi Qirinxhi" në vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt "Estrada e Ushtarit". Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, "Jovan Bregu" është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi).

Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet. [1]

Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013. [2]

Interpretime[redakto | redakto tekstin burimor]

Role në teatër
Viti Titulli Shënime
2011 Martesa e avokatit
2010 Berberi i Seviljes
2009 Te gjithë kanë huqe komedi
2009 Kohë për t‘u çmendur
1999 Po vjen ai
1994 8 persona plus komedi
1990 Valsi i Titanikut
1985 Pallati 176 komedi, roli Jovan Bregu
Role në filma
Viti Titulli Shënime
2011 (?) Dua një gënjeshtar komedi
2004 Tifozët serial komik
1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën
1979 Radiostacioni
1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin
1961 Debatik interpreton Kostën

Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

Titulli artist i merituar eshte tashme larg.Nuk e kuptoj si nuk gjendet gjekundi titulli "MJESHTER I MADH",duke qene se u mor ne Korçe po ate dite qe mori dhe titullin "QYTETAR NDERI I KORCES"

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Roland Trebicka i rikthehet skenës së Teatrit Kombëtar
  2. ^ Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. Amaneti për të afërmit: Mos qani për mua

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]