Romët në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

RomëtShqipëri janë një nëngrup i popullit rom apo rrom, të cilët njihen dhe emrat ciganë, arixhinj, dhe gabelë, por këto të fundit përdoren dhe në kontekstin negativ. Romët janë vendosur në Shqipëri në shekullin e 13-14, të ardhur nga Turqia e asaj kohe, ku dhe kishin emigruar më parë nga India e veriut.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Faktet gjenetike, gjuhësore dhe historike, tregojnë se romët kane emigruar nga India rreth shekullit të 11. [1] Zona nga ata kanë emigruar është India veriore e veriperëndimore e sotme dhe Pakistani lindor i sotëm.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Romët dallohen për kërcimet dhe këngët e tyre. Si instrument përdoret gjerësisht lodra (tupani), instrument që përdoret nëpër dasma edhe në Indi.

Gjuha[redakto | redakto tekstin burimor]

Zakonisht romët në Shqipëri flasin gjuhën shqipe, megjithëse dallohen nga theksi apo gramatika e përdorur, dhe në të njejtën kohë dhe gjuhën e tyre amtare, gjuhën rome. Ka shumë grupe rome që lëvizin shpesh nga një vend në tjetrin nëpër Shqipëri, të cilët nuk flasin shqip por vetëm gjuhën e tyre rome. Gjuha rome ka ngjashëri me gjuhët e folura në Indinë e veriut dhe Pakistanin lindor.

Shpërndarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Romët në Shqipëri janë të shpërndarë kryesisht në Fier, Elbasan, Durrës. Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Mendohet se mund të jenë mbi 100 000 romë në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Fisi Meçkar është një nga më të rëndësishmit, më të integruarit dhe më të përparuarit. Ata janë vendosur në fund të shekullit XIII nga Mali i Zi, Greqia dhe Turqia. Ata që kanë ardhur nga Turqia kryesisht janë vendosur në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Më pak ka në pjesën veriore të vendit. Në Shqipëri ka gjithashtu edhe "fise" tjera si Karbuxhijtë, Cergarët dhe Kurtofët. Karbuxhijtë janë të vendosur kryesisht në Devoll (Korçë dhe Bilisht). Cergarët janë të vndosur në Fier, Peqin dhe Elbasan.[2]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]
Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>