Rom Di Prisco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rom Di Prisco
DiPrisco.jpg
Informacione
Emri Rom Di Prisco
Pseudonim(e) Morphadron
Lindja 30 Gusht 1972 (42 vjeçar)
Prejardhja Ontario, Kanadë
Zhanri Electronica
Profesion(e) Kompozitor, producent
Instrument(e) Sintisajzer, kitarë, bas
Bashkëpunim(e) me Jesper Kyd, Jeff van Dyck
Webfaqja
romdiprisco.com

Rom Di Prisco (i lindur më 30 Gusht 1972), i njohur gjithashtu si Romolo Di Prisco dhe Morphadron, është kompozitor dhe producent kanadez. Ai ka kompozuar muzikë për mbi 30 video lojëra, duke përfshirë Unreal Tournament 3, SSX Tricky, Spy Hunter 2, dhe serinë Need for Speed. Di Prisco gjithashtu ka remiksuar për artistët si Christopher Lawrence, Unit:187, 3kStatic, Count Your Curses dhe shumë të tjerë. Veç kësaj, ai gjithashtu kompozon muzikë për filma dhe televizion. Disa nga filmat dhe shfaqjet televizive për të cilat ai ka kompozuar muzikë janë Saw 2, The Oprah Winfrey Show, America's Next Top Model, dhe The Sopranos, në mes të tjerave.

Disa nga bendet dhe muzikantët që kanë influencuar Di Prisco-n janë Leftfield, Skinny Puppy, The Prodigy, I Start Counting, PWEI, New Order, FSOL, Red Flag, Daft Punk, The Cure, Kraftwerk, Thompson Twins, D.A.F., Howard Jones, dhe Nitzer Ebb.

Në Dhjetor të vitit 2010, Di Prisco lansoi albumin e tij të parë, Cryptidalia.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]