Romela Begaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Romela Begaj.jpg

Romela Begaj është peshëngritëse shqiptare, kampione e Evropës në peshëngritje e cila ka marrë medaljen e arit në Kampionatin Evropian të të rriturve, (Linjano të Italisë, prill 2008). Në peshën 58 kilogramë në stilin e shtytjes, ka arritur të ngrejë plot 101 kilogramë. Nje paraqitje fantastike, ajo qe ka bere peshengritesja shqiptare, Romela Begaj, e cila arriti te merrte medaljen e arit ne Kampionatin Evropian te te rriturve, veprimtari qe po zhvillohet ne Linjano te Italise. Peshengritesja shqiptare, autore e nje performance te shkelqyer ne peshen 58 kilograme, sidomos ne stilin e shtytjes, ka arritur te ngreje plot 101 kilograme, si askush tjeter, duke merituar medaljen e arte. Madje, si te mos mjaftohej me kaq, Begaj vendosi dhe nje rekord te ri kombetar ne kete stil. Ky eshte nje sukses vertet i madh per sportisten, e cila me arritjen e saj ka bere te harrohet skandali i dopingut qe perfshiu Fetije Kasen, thuajse nje vit me pare.

Kundershtarja e Romeles dihej. Polakja Marita Godfid kishte shume favore, sidomos ne peshen trupore, duke qene se ishte 290 grame me e lehte, cka ne fund e favorizonte ndjeshem. Ne fillim ishte stili i shkeputjes, disiplina ku Begaj eshte ne gjendje te jape vertet shume. Tre provat e saj jane dehese. Perfundimi, 101 kilograme te ngritura mbi supe dhe medalje ari. Konkurrentet e tjera jane larg. Ne disiplinen e dyte, ate te shtytjes, Romela mund te bente vertet me teper, por nuk arrin te ngreje me shume se 111 kilograme, duke u renditur e treta dhe duke merituar medaljen e bronzit. Ne fund, Romela Begaj merr argjendin ne dygaresh, duke qendruar pas shpines se rivales se saj, polakes Godfird, e cila edhe pse ne dygaresh ishte ne te njejten peshe sa edhe Romela, 212 kilograme, arriti te marre vendin e pare, pasi ishte me e lehte ne peshe, vetem 290 grame. Sidoqofte, perfaqesimi i saj ishte vertet per t'u admiruar dhe plotesohet ne nje fare menyre pergjysme profecia e presidentit te FSHP-se, Esat Ademi, i cili parashikoi medalje nga Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj. Nese e para ia doli, tani syte jane drejtuar te gjithe te talenti shkodran.

Romela arrin kualifikimin ne Olimpiade

Rezultati fantastik i Romela Begajt ne Kampionatit Evropian te Peshengritjes qe po zhvillohet ne Linjano te Italise, ka bere te mundur qe peshengriteses sone t'i hapen dyert per ne Olimpiaden e Pekinit. Edhe pse ajo ishte nje nder favoritet per t'u bashkuar me grupin qe do te udhetoje ne vere drejt Kines, medaljet e djeshme kane bere te mundur qe ajo te "saldoje" perfundimisht bileten olimpike.