Romeo dhe Xhuljeta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Romeo dhe Xhuljeta (titulli i shkurtër anglisht Romeo and Juliet) është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga William Shakespeare. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarit, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Xhuljetës është një nga veprat më të njohura të William Shakespeare-it dhe një nga historitë dashurie më të famshëm të letërsisë botërore.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Përmbledhje[redakto | redakto tekstin burimor]

Tragjedia luan në qytetin italianVeronës dhe vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Xhuljetës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve (Romeo) dhe të Capulet-ve (Xhuljeta). Gjakmarrja shkon aq larg, saqë pjesëmarrësit rregullisht të kushtohen me pasion në fyerje dhe luftëra shpate të përgjakshme sapo takohen në qytet. Për këtë arsye Romeo dhe Xhuljeta e mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë të fshehtë nga prindërit. Pa njohurinë e tyre martohen nga prifti Lorenco, që fshehurazi shpreson të ndihmojë në zjgidhjen e konfliktit.

Megjithatë, Romeo dhe Tybalt, një Capulet dhe kushëri i Xhuljetës, hynë në luftim, gjatë të cilit ai vritet nga Romeo. Romeo dëbohet nga Verona dhe duhet të largohet në Mantua. Xhuljeta, e cila sipas vullnetit të prindërve duhet të martohet me ngut me një farë Paris-i, i kërkon priftit Lorenco përsëri ndihmë. Ky e bind atë të pijë një skufje nate, e cila do ta lëvizë Xhuljetën për 42 orë në një gjendje të ngjashëm me vdekjen, për t'iu ikur martesës. Romeo duhet të lajmërohet për pllanin me një letër, e cila për shkak të një belaje nuk e mbërrin kurrë. Në të përkohshmen, shoku i Romeos e shikon Xhuljetën ndërkohë të varrosur në dhomën e nëndheshme të fisit, nxiton tek Romeo dhe i tregon për vdekjen e pretenduar të dashurës së tij. Romeo shpejton për në Veronë tek varri i gruas së tij, për ta shikuar për herë të fundit, merr një helm dhe vdes në krahun e saj. Në të njëjtin moment, Xhuljeta zgjohet nga gjumi i saj të ngjashëm me vdekjen, shikon, se çfarë ka ndodhur, merr kamën e Romeos dhe e vret poashtu veten nga dëshpërimi.

Kur prindërit armiqësorë mësohen për lidhjen e dashurisë midis fëmijëve të tyre, e njohin bashkëfajësinë dhe pajtohen mbi varrin e fëmijëve të tyre.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]