Ronnie James Dio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ronnie James Dio
Background information
Emri i lindjesRonaldo Giovanni Padovan
Lindi (1942-07-10) 10 korrik 1942 (81 vjeç)
Kanadaja Ontario, Kanadë
OrigjinaPortsmuth, Nju Hempshajër, ShBA
Vdiq16 maj 2010
ZhanretHeavy metal
Hard rock
Instrument(et)Vokal, bas, tastierë, trumpetë
Vitet aktik1957 — 2010
Websitefaqja zyrtare

Ronnie James Dio (i lindur me emrin Ronaldo Giovanni Padovan; 10 korrik 1942—16 Maj 2010), ishte këngëtar amerikan i muzikës heavy metal dhe krijues këngësh që ka bashkëpunuar me Elf, Rainbow, Black Sabbath dhe me atë të krijuar nga ai vetë Dio. Të tjera bashkëpunime muzikore të tij përfshijnë përmbledhjet muzikore për mbledhje fondesh Hear 'n Aid. Nga shumica e adhuruesve të këtyre rrymave ai mbahet si një prej zërave më të fuqishëm të muzikës ,[1] duke u bërë i famshëm jo vetëm për kohëzgjatjen e qëndrueshme të zërit të tij të fuqishëm, por edhe për përdorimin e shpeshtë të Brirëve të Djallit, shenjë gjestikulative mjaft popullore në kulturën e muzikës metal. Ai ishte duke punuar me ish-shokët e grupit Black Sabbath Tony Iommi, Geezer Butler dhe Vinny Appice, për të nxjerrë albumin që mban titullin e grupit të tyre Heaven and Hell. Ai vdiq nga kanceri i stomakut më 16 maj 2010, në moshën 67 vjeçare.

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ronnie James Dio u lind me emrin Ronaldo Giovanni Padovan (Paduan), si fëmija i vetm i një familjeje italiane. Ata jetuan në Portsmuth, Nju Hempshajër derisa familja vendosi të shpërngulej në Kortland, New Jork kur ai ishte ende i vogël. Prindërit e rritën sipas rregullave të kishës katolike romake, një eksperiencë që ai si përfundim e cilësoi mjaft të pakëndshme. Disa nga mendimet e tij për katolicizmin, Dio i ka përmendur në një intervistë me HM Magazine[2]

Në vitin 1960 Dio u diplomua në "Cortland City School" dhe në vitin 2004 hyri në rradhët e nderuara të "Cortland City School Hall of Fame"[1] Arkivuar 25 mars 2009 tek Wayback Machine He was also honored on November 15, 1988 by Dio's hometown of Cortland, New York, duke e nderuar me emërtimin e një rruges sipas emrit të tij - Dio Way, që ndodhet mes Central Avenue dhe East Court Street.

Fillimisht ai i binte trumpetës, madje ka regjistruar edhe një sërë këngësh teke me grupe të ndryshme në stilin rockabilly, kur ishte fëmijë. Kur shkoi në shkollë të mesme, iu bashkua një grupi të quajtur The Vegas Kings, ku luante në kitarë bas. Pas pak kohësh u bë këngëtari kryesor i këtij grupi, që e ndryshoi emrin fillimisht në Ronnie & The Rumblers dhe më pas në Ronnie And The Red Caps. Kënga e tyre e parë teke doli në treg në vitin 1958.

Ronnie mori nofkën "Dio" sipas asaj të mafiozit Johnny Dio,[3] dhe filloi ta përdorte në fushën profesionale që në fillim të viteve '60, kur luante me grupin Ronnie Dio and the Prophets. Thelbi i këtij grupi ishte po ai i "Ronnie And The Red Caps", por tashmë me një emër të ri. Dio nga italishtja do të thotë Zot.

Gjatë interpretimit të "Heaven and Hell" në Darien Lake Performing Arts CenterDarien, Nju Jork (pranë Bufalo, Nju Jork) më 19 shtator 2007, Ronnie bëri të ditur se kishte ndjekur University at Buffalo, duke u diplomuar në farmaci. .[2]. Formimin e një prej grupeve të para e kishte bërë pikërisht gjatë kohës që ishte student në vit të parë.[3] Arkivuar 8 mars 2008 tek Wayback Machine. Zyrtarë nga University at Buffalo konfirmuan që ai ka qenë student në vitet 1960-61, por nuk është diplomuar.

Atij gjithashtu i është ofruar një bursë studimi pranë shkollës prestigjoze të muzikës Juilliard School of Music, por ai nuk e vazhdoi atë shkollë për shkak të interesit që kishte në muzikën rock.[4]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera muzikore e Dio filloi në vitin 1957, kur disa muzikantë nga Kortlandi dhe Nju Jorku krijuan grupin The Vegas Kings, që shumë shpejt e ndërroi emrin në Ronnie and the Rumblers. anëtarët e këtij grupi ishin: Padavona në kitarë bas, që këndonte përkrah Billy de Wolf, kitaristin Nick Pantas, bateristin Tom Rogers dhe saksofonistin Jack Musci.

Në vitin 1958 grupi e ndërroi sërish emrin dhe përveç tij edhe ndonjë prej antarëve. Grupi tani njihej si Ronnie and the Redcaps. Në këtë pikë Padavona u bë këngëtari kryesor, duke zëvendësuar de Wolf. Edhe Musci u largua nga grupi dhe një kitarist i ri, Dick Botoff, u bashkua me ta. Pas kësaj grupi nxori tre këngë teke: nga njëra anë e kasetës ishte "Lover" b/w "Conquest" (e kënduar nga De Wolf) dhe nga ana tjetër 'An Angel Is Missing' dhe 'What'd I Say' të kënduara nga Padavona.

Në vitin 1961 ata e ndërruan sërish emrin në Ronnie Dio and The Prophets. Përbërja e këtij grupi pati një jetëgjatësi relativisht të madhe dhe prodhoi përveç një sërë këngësh teke, edhe një album. Ka zëra që thonë se shumica e këngëve teke që dolën gjatë kësaj kohe janë bërë nga Ronnie James Dio, por ka të tjerë (mes tyre edhe vetë Dio), që e përgënjeshtrojnë këtë fakt, duke thënë se këngët janë një bashkëpunim i gjithë grupit. Ronnie Dio and the Prophets u nda në vitin 1967, por ai dhe kitaristi Nick Pantas vazhduan bashkëpunimin duke krijuar një grup të quajtur Electric Elves. Më pas, në vitin 1969 e shkurtuan emrin në Elf dhe shumë shpejt e gjetën veten të çelnin një prej koncerteve të Deep Purple. Zëri i Dio i bëri shumë përshtypje kitaristit të Deep Purple guitarist Ritchie Blackmore dhe kur u largua nga grupi i tij, Blackmore grumbulloi Dio dhe disa prej antarëve të tjerë të Elf, duke krijuar Rainbow. Rainbow e nxori albumin e tij të parë në vitin 1975. Dio regjistroi edhe tre albume të tjera me Rainbow, por më pas u largua nga grupi për shkak të përplasjeve artistike: Blackmore donte që grupi të merrte një drejtim më tregtar.

Dio regjistroi si këngëtar në vitin 1974 këngën britanike 'Love is All', që ishte marrë nga albumi konceptual i Roger Glover, The Butterfly Ball and the Grasshopper Feast'. Dio u dhuroi zërin e tyre edhe këngëve 'Homeward' e 'Sitting in a dream', në po të njëjtin album të Deep Purple, ku kishin bashkëpunuar edhe ata që në atë kohë mbaheshin ende si nxënës Glenn Hughes dhe David Coverdale.

Black Sabbath dhe Dio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u largua nga Rainbow, Dio u bë pjesë e Black Sabbath, duke zëvendësuar në vitin 1979 Ozzy Osbourne. Ata nxorën albumin e suksesshëm Heaven and Hell, që e ringjalli karrierën në shuajtje e sipër të grupit. Gjatë kohës me Black Sabbath i dha famë dhe popullaritet edhe shenjës me gishta të "Brirëve të Djallit". Dio thoshte se gjyshja e tij e kishte zakon ta bënte për të mbajtur lar syrin e keq, një gjest ky mjaft i përhapur në kulturën supersticioze të italianëve të jugut. Kjo shenjë përdoret si për ta mbajtur larg syrin e keq, ashtu edhe për ta hedhur atë mbi dikë tjetër. Në vitin 1982, gjatë miksazhit të albumit live Live Evil, Dio dhe bateristi Vinny Appice vendosën të largoheshin nga grupi për të krijuar të tyrin: Dio.

Simboli i "Brinjëve të Djallit" që u bë popullor falë Dio.

Edhe pse Dio është shumë i famshëm për zërin e tij të fuqishëm, ai pretendon, se nuk ka marrë kurrë as edhe një leksion kantoje.[4] Aftësitë e tij të të kënduarit ai ia faturon mësimeve mbi korrigjimin dhe kontrollimin e frymëmarrjes që i kishte marrë në fëmijëri, kur i binte tropmës.

Në vitin 1997, Dio bëri pati një pjesë të vogël në "In a Metal Mood" të Pat Boone, një album ky me këngë të famshme heavy metal të luajtur sipas stilit të Big Band. Dio dëgjohet tek zërat e dytë që mbështesin Boone gjatë këngës së famshme të Dio, "Holy Diver."

Në vitin 2000, Century Media nxori Holy Dio: Tribute to Ronnie James Dio, një album me ribërjen e shumë prej këngëve të tij, prej grupesh të famshme të muzikës power metal.

Tenacious D ka shkruar një këngë në nder të tij, që titullohet Dio, e cila është pjesë e albumit të patitull, ku këngëtarit të famshëm i kërkohet që tani "t'ua pasojë atyre pishtarin". Me sa thuhet, Dio e ka miratuar këtë këngë dhe ka dalë në videoklipin e Tenacious D "Push". Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në filmin Tenacious D in: The Pick of Destiny, u luan veten, por pas filmit ne kanalin televiziv VH1, u transmetuan disa pjesëza të një interviste ku ai dukej i penduar që e kishte pranur idenë e kalimit të pishtarit, pasi nuk ishte i sigurt nëse Tenacious D e meritonte një nderim kaq të madh. Por kur intervista u transmetua e plotë, u vu re se këto nuk ishin thënë veçse me humor.

Në vitin 2005, u zbulua se Dio ishte zëri pas Dr. X në Operation: Mindcrime II, vazhdimi i albumit konceptual bazë të Queensrÿche, Operation: Mindcrime. Ronnie u pa teksa interpretonte "live" në të paktën një prej koncerteve (në DVD-në e Mindcrime at the Moore).

Gjatë shtatorit të 2005 Dio bëri një turne në Siberi dhe në lindjen e largët ruse, duke e filluar koncertin e parë në Khabarovsk.[5]

Në tetor të vitit 2006 u bë zyrtarisht e ditur se Dio do të ribashkohej me anëtarët e Black Sabbath Tony Iommi, Geezer Butler dhe ish-bateristin e Black Sabbath Vinny Appice, për të bërë një turne nën emrin 'Heaven and Hell', i cili është titulli i albumit të kohëve të para të Dio me Black Sabbath. Ata zgjodhën emrin "Heaven and Hell", pasi Tony Iommi e Geezer Butler vazhdojnë të jenë pjesë e grupit Black Sabbath, me në krye Ozzy Osbourne dhe menduan se do të ishte më mirë të përdornin një tjetër emër për versionin alla-Dio të grupit. Në këtë bashkëpunim do të përfshihej edhe bateristi fillestar i Black Sabbath, Bill Ward, por pas pak ai u tërhoq. Në vitin 2008 grupi bëri nje turne botëror prej 98 koncertesh.

Në 17 janar të vitit 2007, Dio u bë pjesë e Rock Walk of Fame në Guitar CenterSunset Boulevard të Hollivudit.

Në vitin 2008, gjatë një interviste me Metal Hammer, Dio pranoi se tani po shkruan autobiografinë e tij. Dhe po e shkruan ashtu si edhe tekstet e të gjitha këngëve të tij, me letër e laps, pasi kompjuterat nuk i honeps dot dhe për këtë arsye nuk e ka një të tillë.

Edhe pse Dio mbahet si krijuesi i "Brirëve të Djallit" si një simbol i muzikës metal, ka nga ata që preterndojnë se kjo shenjë ka dalë nga kopertina e albumit Love GunKiss, i vitit 1977, ku shihet Gene Simmons duke bërë këtë shenjë. Gjithsesi, Simmons e ka shtrirë gishtin e madh, që bashkë me shenjën e brirëve, në gjuhën e shenjave, do të thotë "Të dua". "[6]

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dio u martua me gruan e tij të parë Loretta Berardi (lindur më 1941), diku nga mesi i viteve '60. Ata adoptuan një djalë, Dan Padavona (i lindur më korrik 1968), i cili punon si metereolog për National Weather ServiceBinghemton, Nju Jork.[7]

Pasi u nda me Berardi, ai u martua me Wendy Galaxiola (lindur më 1947), e cila punon ende si menaxherja e tij. Në vitet '80 ajo menaxhonte grupet e muzikës rock nga Los Anxhelesi Rough Cutt dhe Hellion. Ajo është drejtoresha e organizatës të financuar me fonde private "Children of the Night" (Fëimjët e Natës) që i është përkushtuar shpëtimit të fëmijëve amerikanë nga prostitucioni.

Dio tani ka dy nipër e mbesa: Joey dhe Julia.

Ai banon në Los Anxheles.

Televizion[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si karakter, Ronnie James Dio u shfaq në sezonin e tretë të South Park, në pjesën "Hooked on Monkey Phonics", ku luan "Holy Diver" në ballon e shkollës. Zëri i personazhit të Ronnie James Dio, nuk është ai i të vërtetit.

Dio Brando, kundërshtari kryesor në serialin e mangave Jojo's Bizarre Adventure, mban emrin e Ronnie James Dio. Jojo's Bizarre Adventure është e mirënjohur për referenca shumë të pasura muzikore.

Ronnie James Dio ka dalë edhe tek Tenacious D: The Pick of Destiny, ku luan vetveten. Ai ka një pjesë të vogël në fillim të filmit, ku Lil' JB, që luhet nga Troy Gentile, është i nxehur sepse i ati, që luhet nga Meat Loaf, nuk e lejon të luajë muzikë rock, sepse e shikon këtë rrymë si muzikën e djallit. Atëherë Lil' JB fillon të lutet para një posteri të Dio, duke i kërkuar ndihmë këtij të fundit. Dio falë lutjes vjen në jetë dhe e ndihmon djaloshin të "largohet nga lagja e tij ku të merret fyrma", drejt Hollivudit.

Dio do të jetë edhe zëri i një personazhi të papërcaktuar në lojën e ardhshme elektronike të frymëzuar nga muzika Heavy metal- Brütal Legend.

Grupet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e grupit
The Vegas Kings
(1957-1958)

Ronnie and the Rumblers
(1958)
Ronnie and the Redcaps
(1958-1961)
Ronnie Dio and the Prophets
(1961-1967)

Diskografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga daljet e hershme të Dio janë përmbledhur në disa volume të "The History of Syracuse Music," dalë në vitet '80. Diskografia e plotë me gjithë tekste mund të gjendet në here.

Ronnie and the Red Caps[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Conquest b/w Lover
  • An Angel Is Missing b/w What'd I Say

Ronnie Dio and the Prophets[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngë teke

  • The Ooh-Poo-Pah-Doo b/w Love Pains
  • Gonna Make It Alone b/w Swingin Street
  • Will You Still Love Me Tomorrow b/w Bad Man In Town
  • Mr. Misery b/w Our Year
  • Love Potion No. 9 b/w Love Potion No. 9
  • Say You're Mine Again b/w Where You Gonna Run To Girl
  • Smiling By Day (Crying By Night) b/w Dear Darling (I Won't Be Comin' Home)
  • Walking Alone b/w The Way Of Love
  • Walking In Different Circles b/w 10 Days With Brenda

Albume

  • Dio at Dominos (1963)

The Elves[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Live at the Beacon (Bootleg Recording) (1971)

Elf[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rainbow[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Black Sabbath[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për më shumë detaje shiko Dio discography

I ftuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heaven and Hell[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ribërjen e "Rio" nga Goldfinger, ky i fundit e ka zënvendësuar vargun "Emri i saj është Rio" me "Emri i tij është Dio, Ronnie James Dio" në përfundim të këngës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Daniel Bukzspan, The Encyclopedia of Heavy Metal (2002), "Entry on Dio".
  2. ^ Van Pelt, Doug (1997). "What Dio Sez". HM Magazine (65). ISSN 1066-6923. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2000. Marrë më 2007-04-30. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ Wilson, Dave. Rock Formations: Categorical Answers to How Band Names Were Formed. San Jose, Calif.: Cidermill Books, 2004. ISBN 0-9748483-5-2
  4. ^ ">Van Pelt, Doug (1997). "What Dio Sez". HM Magazine (65). ISSN 1066-6923. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2000. Marrë më 2007-04-30. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  5. ^ Dio speaks! - Aug 6, 2005
  6. ^ LifePrint.com
  7. ^ "Dan Padavona's bio on his Cortland State Red Dragon Football website". Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2008. Marrë më 20 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]