Roque Máspoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roque Máspoli
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRoque Gastón Máspoli Arbelvide
Datëlindja12 tetor 1917
VendlindjaMontevideo, Uruguaji
Data e vdekjes22 shkurt 2004
VendvdekjaMontevideo, Uruguaji
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
–1933Nacional
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1933–1939Nacional
1939–1940Liverpool MVD
1940–1955Peñarol
Karriera ndërkombëtare
1945–1955Uruguaji38(0[1])
Skuadra të menaxhuara
1955Peñarol
1963–1967Peñarol
1968–1970Elche
1970–1971Peñarol
1975–1977Ekuadori
1976Peñarol
1977–1978Sporting Cristal
1979–1982Uruguaji
1985–1986Peñarol
1987Barcelona SC
1988Peñarol
1992Peñarol
1997–1998Uruguaji
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Roque Gastón Máspoli Arbelvide (12 tetor 1917Montevideo22 shkurt 2004 në Montevideo) ishte një ish futbollist dhe trajner uruguajian. Ai ka luajtur si portier i kombëtares uruguajianeKupën e Botës 1950.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ë Lindur në Montevideo, Máspoli filloi karrierën me nivelet e të rinjëve të Club Nacional de Football. Ai bëri debutimin e tij në Primera División Uruguajiane me Liverpool de Montevideo në 1939 [2].

Pas një sezoni me Liverpool, ai u bashkua me C.A. Peñarol ku shpenzoi pjesën e mbetur të karrierës duke luajtur si portier, ku arriti të fitojë gjashtë tituj Primera [2].

Në ndeshjen finale të Kupës së Botës 1950, njohur si "Maracanazo", për shkak të fitores surprizë të Uruguajit në stadiumin MaracanãRio de Janeiro, në mes të 200,000 mijë tifozëve brazilian, Máspoli lejoi një Gol por skuadra e tij përmbysi rezultatin duke fituar 2–1 kundër favoritëve të Brazilit [3].

Máspoli gjithashtu ka qënë trajner i klubit uruguajian Peñarol [4], ku pati një periudhë të suksesshme duke fituar pesë tituj kombëtarë, Copa Libertadores dhe në vitin 1966 Kupën Ndërkombëtare, ku skuadra e tij mposhti me rezultatin 4–0 spanjollët e Real Madrid. Më vonë, ai u bë trajner edhe në Spanjë, gjithashtu drejtoi edhe Ekuadorin dhe Uruguajin.

Në vitet 80', Máspoli shpenzoi disa vite duke drejtuar Uruguajin. Ai mori drejtimin e kombëtares sërisht në vitin 1997, duke u bërë trajneri më i vjetër në botë që drejton një kombëtare në moshën 80 vjeçare.

Roque Máspoli u shtrua në spital më 10 shkurt 2004 me një sëmundje në zemër. Ai vdiq 12 ditë më vonë në moshën 86 vjeçare. Eshtrat e tij javë varrosur në Cementerio del Buceo, Montevideo [5].

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Data about Máspoli". RSSSF. Marrë më 4 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Maspoli, Uruguay's goalkeeping great". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2015. Marrë më 16 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Maracanazo". cooperativa.cl. Marrë më 4 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Máspoli at Peñarol". girasolweb.tripod.com. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2018. Marrë më 4 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Farewell to Máspoli". historico.elpais.com.uy. Marrë më 4 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]