Rovena Stefa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rovena Stefa

Rovena Stefa këngëtare shqiptare.

Jeta dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi Në Fier27 Prill,1979 është nje nga pop-këngëtaret me te medha Shqiptare. Albumi i parë "Bie dëborë" pati shumë sukses në Itali, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Britania e Madhe, Belgjikë... ku Rovena bëri një tour te madh e ku kënga "Më bën magji" ishte një hit i madh. Ajo është njohur nga gjithë diaspora shqiptare dhe koncertet e saj jane te shumta kudo qe jetojne shqiptaret.

Albumi "Bie dëborë" pati shitjet më të mëdha per disa vjet me radhe duke i sfiduar shume kengetare te tjere.

Gazeta të mëdha shqiptare edhe të huaja shkruan per Rovenen si nje yll te ri te Shqipërise me nje ze te mrekullueshem dhe pamje shume te vecante e seksuale.

Albumet e saj te ardhshem "Paraja" dhe "Dasma" do te rezultonin nje vazhdim suksesi per kengetaren duke e ngjitur ne emrat me te medhenj te Muzikes Shqiptare, ne vitin 2005 e 2006 Rovena filloi te kendonte dhe ne zhanrin popullor duke patur mjaft sukses me kenget "A po vjen me mue", "Dasma", "Me kapele karrocieri", "Jam embelsire","LLokum", "Adrese pa emer", "Burre te martuar dashurova".

Rovena eshte e njohur per hitet e medha dhe tematiken e teksteve teper te vecante dhe ne disa raste mjaft sociale dhe kritikuese. Gjithashtu kengetarja eshte nga te paktat Artiste te kompletuara pasi ka kryer Fakultetin e larte te Juridikut duke perfunduar studimet me rezultate te larta. Ne vitin 2008 Rovena Del me albumin e saj te 5-te dhe nxjerr ne treg dhe nje album ne bashkepunim me kengetarin Shpat Kasapi ne rrymen popullore. Te dy albumet pate nje sukses te madh duke e shnderruar Rovenen ne Diva te madhe Shqiptare.Gjithashtu Ne VIitin 2008 ajo nxjerr ne treg 2 video te reja:" Mall" dhe "Rrofte Shqipja dhe Vatani". Videoja "Mall", pati nje buje te madhe per sa i perket erotizmit te madh qe paten pamjet, Rovena ne spot me nje model shume hot dhe te gjitha mediat shkruan per suksesin dhe shikueshmerine e madhe ne internet qe pati kjo video, mbi 1.000.000 shikime brenda pak muajve.

Ne vere 2009 Rovena me menaxheren e saj Elisa Stefa hapen "Rovena Club", nje diskoteke verore ne bregdetin e Durresit ne te cilin cdo dite ka patur nje publik te madh nga te gjitha trevat shqiptare dhe mjaft te rinj e mosha te ndryshme qe nga femijet e deri me te moshuarit, Rovena kendonte repertorin e saj dhe kenget me te bukura Shqiptare te momentit.

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 2002, "Bie dëborë"
  • 2003, "Paraja"
  • 2004, "Dasma"
  • 2006, "Llokum"
  • 2008, "Lum e Lum"

Singëll[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 2005, "Mos thuaj" (me Blero)
  • 2007, "Për një kafe" (me Altin Shira)
  • 2007, "Xhelozia" (me Duli)
  • 2008, "Potpuri popullore"(Shpat Kasapi)
  • 2009, "Rrofte Shqipja dhe Vatani"(Nje kenge patriotike popullore jugu)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]