Rozmarina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rosmarinus officinalis

Bima e rozmarinës është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve. Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes aq të njohur të diabetit, kur është i shoqëruar me depresion. Njerëzit, që vuajnë nga diabeti, ka më shumë të ngjarë të vuajnë edhe nga depresioni.

Rozmarina të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet, që mund ta prekin. Shumë e rëndësishme është larja e trupit me ujin e përftuar nga rozmarina në stinën e verës, pasi duke i frekuentuar së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë.

Për përgatitjen e ujit nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujë të nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas këshillohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur. Gijthashtu, larja këshillohet edhe për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin gjatë natës. Banja ndihmon të bëjnë një gjumë të qetë e pa shqetësime. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës nuk duhet të bëhet nga persona, që kanë infeksione në lëkurë apo plagë të rënda, pasi bima përmban shumë antioksidantë, në veçanti acid karnozik. Dhe janë pikërisht këta antioksidantë, që i japin imunitetin trupit.

Diabeti[redakto | redakto tekstin burimor]

Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje. Për përgatitjen e çajt rekomandohet 1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, që më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë. Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen e kujtesës. Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës. Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje. Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.

Bima[redakto | redakto tekstin burimor]

Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës. Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë, por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje. Rozmarina është shumë e efektshme edhe për kurimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke. Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep. Te personat, që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese. Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.

  1. Mjekët këshillojnë që gjatë pirjes çajit i rozmarinës të jetë i nxehtë.
  2. Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke, për të dhënë rezultate.
  3. Pjesët që përdoren për kurim janë gjethet e thara në hije dhe të grimcuara.
  4. Nëse lani trupin me ujin e rozmarinës, kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar.
  5. Nëse doni të bëni gjumë të qetë, këshillohet pirja e një gote çaj.
  6. Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e rozmarinës.