Rrafshnalta e Peshterrit
Rrafshnalta e Peshterrit, (njihet edhe si vetëm Peshterr), është rrafshnaltë karstike me një lartësi mbidetare prej 1250 m në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht veriu i trojeve shqiptare. Rrafshnalta e Peshterrit është e pasur me kullosa. Popullsia kryesisht merret me blegtori. Janë të njohura prodhimet e qumështit, sidomos djathi i Sjenicëssi dhe të mishit të terur. Në kuadër të Rrafshnaltës së Peshterrit është edhe Fusha e Peshterrit (lartësia mbidetare e së cilës është 1150 m), më një sipërfaqe prej 65 km².
Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve, ka edhe të tillë që deklarohen ende shqiptarë pjesa kah kufiri i Kosovës, por ka edhe pak serb.
Etimologjia [redakto]
Emri Peshter rrjedh nga fjala shqipe peshë - rëndë, ter - thatësi ,tersi, tersi e rëndë[1].
Referenca [redakto]
- ^ Dr.Ejup Mushoviq: „Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara, faqe 90.