Rrapi i Kaçinarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çinari, përndryshe Rrapi i Kaçinarit, është një dru natyror monumental, me një moshë të papërcaktuar, por natyrisht mjaft i hershëm, aq sa besohet se dhe emri i vendit rrjedh prej tij. Për të shkuar në Shkoder kanë qënë dy rrugë, dhe njëra rrugë i binte pikërisht nga çinari. Kur dikush nisej për ne Shkodër e pyesnin: "Nga do i biesh", ky përgjigjej: "Ka çinari (nga çinari)", prandaj i mbeti dhe emri fshatit Kaçinari. Kaçinari është i dëshmuar si emër që në shekullin XV.

Në afërsi të çinarit është kisha, dhe ajo e vjetër. Në hijen e rrapit janë zhvilluar kuvende historike të zonës, si ato të përiudhës së pavarësisë, ku mes krerëve të Mirditës është fiksuar në fotografi dhe Bajram Curri.

Rrapi është një dru gjigand, i vetmi i atij lloji jo vetëm në Kaçinar. Si i tillë ai është një monument natyre i rrallë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]