Rrasat e dyllit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shumë nga ne besojnë se shkrimet më të hershme të gjendura në trojet shqiptare janë disa qindravjeçarë por, koha dhe zbulimet arkeologjike na thonë dhe vërtetojnë krejt të kundërtën. Nuk bëhet fjalë për një shkrim dosido, nuk bëhet fjalë për një shkrim grek, nuk bëhet fjalë për një shkrim latin por bëhet fjalë për një shkrim i cili ka lënë pa fjalë albanologët më të mirë që jetojnë në ditët e sotme. Ky shkrim u zbulua nga një koleksionist i dashuruar me punën e tij i quajtur Vangjel Kapidani. Ai gjeti 4 rrasa prej dylli, 2 prej të cilave përmbajnë shkrime dhe dy të tjerat përmbajnë vizatime . Ky zbulim i bërë nga ky koleksionist nuk kaloi pa vëmendjen e drejtuesit të atëhershëm të Arkivit Qëndror të Shtetit, Shaban Sinani, i cili u konsultua me historianë, paleografë dhe arkeologë vendas, por ata nuk arritën të zbulonin kuptimin e këtyre shkrimeve. Duke u shtyrë nga kurioziteti dhe misterioziteti i këtyre shkrimeve ai i dërgoi në Vatikan për t’u studiuar, por dhe profesorët e atij instituti nuk arritën të identifikonin asnjë mesazh nga ato shkrime, përveçse vjetërsisë mbi 2000 vjeçare dhe origjinalitetin e tyre.

Perpjekjet per zberthim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre studentë të rinj, autori, Julian Jano dhe Sokol Koçiaj, të mahnitur nga këto zbulime, të cilat kaluan pa vënë re nga opinioni publik i 10 viteve më parë, kërkuan materiale dhe arritën të gjenin vendin e ruajtjes së tyre. Me keqardhje shikuam që ato ruheshin në kushte të papërshtatshme, mendoni në një frigorifer Coca Cola .Duke përdorur disa programe kompjuterike dhe zmadhimin me reliev u bë e mundur identifikimi i “shkronjave të vjetra” të cilat janë : Teksti i pjesshëm i shkronjave

ΩMOXOY                                  ΠEOAΘIΩ
OYΩATEE                                ONΩMAA
HEE  YΩA                                  
ΣYNOMAE
MONINAN