Rrethi Toplica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Map of Toplica.PNG

Toplica është ish-krahinë shqiptare nën sundimin Otoman e më 1912 okupuar nga shkijet. Hapësira që zinte ky regjion është vështirë të kuptohet nga dokumentacionet e pakta publike. Mos pranimi i okupimit është bërë në Lidhjen e Prizrenit.

Me reformën e sistemit administrativ të kohës së Milosheviqit, toponimi Toplica është përdorur për një njësi administrative të nivelit të dytë d.m.th llojit të rrethit dhe përbëhet nga katër komuna afër lumi Toplica. Rrethi i Toplicës sipas parallogaris së 2002-ës ka 102.075 banorë. Si qendër e rrethit është vendosur qyteti i Prokupljës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e krahinës shqiptare të Toplicës me regjionin e krijuar ka shumë pak të përbashkët pasi që kufiri që kanë nuk është i njëjtë.

Historia shqiptare e Toplicës[redakto | redakto tekstin burimor]

Në mungesë të dhënave pasi që pasardhësit e këtyre viseve ende nuk e kanë marrur veten edhe historia shqiptare e shkruar e Toplicës është e mangët. Këtë mangësi e zbusin sado pak shënimet L. Popoviqit kur thotë se:
Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse saja ka pas pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të ënjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies.[1]

Ndërsa Hajredin Hoxha, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjes së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777 shqiptarë”[2]

Struktura e popullsisë së Toplicës 1877[redakto | redakto tekstin burimor]

Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kanë qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[3]Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman.[4]Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [5]Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [6].

Për zgjerimin e kufijëve të Serbisë në tokat e shqiptarëve në mënyrë indrekte flet edhe nëna e kishave ortodokse kur thotë se kishat e sotshme (si ajo në Pejë, Tërnovë etj. nuk ekzistojnë përshkakë të nacionalitetit por përshkakë të situatës politike dhe se anëtarët e tyre nuk i takojnë vetëm një race apo një gjuhe.[7]

Njësit përbërëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrethi Toplica.PNG

Rrethi i Toplicës përbëhet nga katër komuna dhe qendër e rrethit është qyteti i Prokupljes. Komunat përbërëse janë:

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas shënimeve zyrtare serbe Rrethi i Toplicës ka 102.075 banorë nga të cilët: 96,889 Serbë, 3,338 Romë dhe pjesa tjetër përkatësi të ndryshme kombëtare. Dendësia mesatare e rrethit është diku 102 banorë për kilometër katrorë. Banorët e Toplicës janë të shpërndarë në katër qendra urbane dhe 267 vendbanime tjera.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Si monument kulturor i këtij rrethi merret porta prapa Prokupljes që ëshë simbol i qytetit. Gjendet pranë kullës dhe është e njohur si Kulla e Jug Bogdanit i cili ishte hero në Betejën e Kosovës.

Kisha e Shën Prokupljes në qytet është e ndërtuar në shekulli e X. Ndërsa kisha romake e shekullit XVI tregon ndikimin e kulturës katolike në këto anë.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrethi i Toplicës përbëhet nga një rrjetë industriale e komunave. Ndër firmat më të njohura është "Prokupac" - prodhues i alkoolit, pastaj "Hissar" - prodhues i produkteve ushqimore, "FMO" - përpunues i hekurit dhe "Toplicanka" - përpunues i pambukut.

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ L. Popoviqit në veprën “ Putovanje po novoj Srbiji ”
  2. ^ Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69,
  3. ^ Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
  4. ^ Vidosava Nikoliq - Stojanoviq, Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
  5. ^ Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
  6. ^ “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15
  7. ^ Territorial Jurisdiction According to Orthodox Canon Law. prill 2007, internet

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Medvegja në ditët tona