Rrethi i Durrësit

Coordinates: 41°20′N 19°23′E / 41.333°N 19.383°E / 41.333; 19.383
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°20′N 19°23′E / 41.333°N 19.383°E / 41.333; 19.383

link={{{të çon}}}

Rrethi i Durrësit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Durrësit. Rrethi i Durrësit ka 242,801 banorë (sipas 2009), një sipërfaqe prej 433 km² dhe kryeqendër Durrësin.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtrihet nga Kepi i Rodonit në veri deri tek Përroi i Agait pas Shkëmbit të Kavajës me një sipërfaqe 430 km² dhe lartësi mesatare 2-6 m mbi nivelin e detit.

Qyteti zë pjesën perëndimore me koordinata 41° e 18’ e 40’ gjerësi gjeografike veriore deri në 19° e 26’ e 21’ gjatësi gjeografike lindore me sipërfaqe 1.626 ha.

Kufijtë – Vija e përgjithshme kufitare është 121,3 km (52,4 km kufij tokësorë, 61,8 km kufij detarë dhe 7,1 kufij lumorë). Kufizohet në veri me Rrethin e Kurbinit, me Rrethin e Tiranës e Rrethin e Krujës në lindje e verilindje, Rrethin e Kavajës në jug e juglindje dhe me Detin Adriatik në perëndim.

Reshjet – Sasia mesatare e reshjeve është 963,4 mm/vit ose 116 ditë në vit.

Relievi është kryesisht fushor dhe me përbërje të pakta kodrinore, me lartësi deri 200m mbi nivelin e detit.

Klima është mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është 16°C, diellzimi numëron 2.026 orë në vit.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bashkia Durrës (18 lagje të organizuara në 5 komuna)
  • Bashkia Shijak
  • Bashkia Manzë (Qyteti i Manzës dhe fshatrat Armadh, Borç, Hamallaj fshat, Kameras, Kuçoku, Radë, Shkallë)
  • Bashkia Sukth (Qyteti Sukthit e fshatrat Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rrushkull)
  • Komuna Gjepalaj (Qëndra Hardhishtë e fshatrat Gjepalë, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i vogël, Likesh, Këneta, Shtraza, Shahinaj, Shetel)
  • Komuna Ishëm (Qëndra Likmetaj e fshatrat Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuaratën, Bizë, Draç, Shetaj)
  • Komuna Katund i Ri (Qendra Katundi i ri e fshatrat Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht Kamëz, Rinia, Sukth, Adriatik)
  • Komuna Maminas (Qëndra Maminas e fshatrat Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas, Rubjek)
  • Komuna Rrashbull (Qëndra St. Zoot. Xhafzotaj e fshatrat Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozhaxhije)
  • Komuna Xhafzotaj (Qendra Xhafzotaj dhe fshatrat Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borakë, Guzaj)

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]