Rrethoja Bizantine e Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrethoja Bizantine e Durrësit është ndërtuar në kohën e Perandor Anastasit I (491-518), me origjinë nga familjet senatoriale të Dyrrahut. Ndërtuar me material tulla e llaç, ndërtim karakteristik i kësaj periudhe, ku shënohen mbi tulla dhe vula të këtij perandori, si dhe të punishteve shtetërore, ergasterive. Bëhej rrethimi i qytetit me kurorë të trefishtë, gjatësi lineare 3,5 km, lartësi muresh 12 m, gjerësi, siç vinte në dukje historiania bizantine A. Komnena, sa për të kaluar brinjas njeri tjetrit katër kalorës. Edhe perandori tjetër me origjinë ilire, Justiniani (527-565) ndërmori vepra me karakter mbrojtës, siç njihet, Portëza, ose Porto Romano, në veri të qytetit.

Burimet e informacionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]