Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri" libër me Autor Jovan Adami. Dalë nga Shtëpia Botuese "8 nëntori", shtypur në Kombinatin Poligrafik "Shtypshkronja e re" Tiranë 1983, me 168 faqe me ilustrime dhe një tirazh prej 2000 kopjesh, e bën këtë libër tepër të rrallë dhe me vlera të mëdha historike. Autori i këtij libri Jovan Adami, duke punuar si inxhinjer rrugësh, gjurmoi dhe studioi me pasion gjithçka që ruhej nga lashtësia duke përfshirë këtu projektet dhe ndërtimin e hekurudhës së parë shqiptare nga austro-hungarezët dhe më vonë nga italianët. Kjo pra është e vetmja histori e shkruar dhe tepër origjinale për ndërtimin e hekurudhës së parë shqiptare. Autori, gjurmoi dhe studioi me pasion gjithçka që ruhej nga lashtësia në këto lloje ndërtimesh si: trakte rrugësh të vjetra, ura, hane, etj. Lexuesi do të gjejë edhe studime mbi disa monumente arkitektonike të gjinive të tjera, siç janë akuaduktet, shpella e piktura murale etj.