Rudin Lengo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rudin Lengo pianist shqiptar. Ai ka lindur në Tiranë. Deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare ka jetuar në kryeqytet. Përpjekjet për një jetë më të mirë e detyruan familjen e tij që të kërkonte një mundësi më shumë. Kështu menjëherë pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare, Rudin Lengo u nis, së bashku me familjen e tij drejt Kanadasë. Aktualisht, ai jeton dhe punon në Toronto, Kanada si mësues privat i pianos dhe pedagog në universitetin e muzikës në Toronto. Përveç studimeve universitare, Rundin Lengo ka ndjekur edhe disa kurse të tjera universitare, Master dhe tani pretendon t’i mbyllë studimet e tij në "Glenn Gould School“ me bursën prestigjioze "Ihnatoëycz Emerging Artist Scholarship". Rudin Lengo, sipas kritikëve të muzikës klasike vlerësohet si një pianist shumë i talentuar.