Rush

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rush
Rush-in-concert.jpg
Alex Lifeson, Geddy Lee, dhe Neil Peart gjatë turnesë së 30 vjetorit të Rush
Informacione
Prejardhja Toronto, Ontario, Kanadë
Zhanri Hard rock, progressive rock, rock
Label Moon, Mercury, Anthem, Atlantic
Vite aktiv 1968 - prezent
Anëtarët
Geddy Lee
Alex Lifeson
Neil Peart
Ish-anëtarët
John Rutsey
Jeff Jones
Webfaqja
rush.com

Rush është një rock bend kanadez i formuar në Toronto në vitin 1968. Bendi përbëhet nga basisti, sintisajzeristi dhe vokalisti Geddy Lee, kitaristi Alex Lifeson, dhe bateristi Neil Peart. Rush kaluan nëpër disa re-konfigurime të personelit gjatë viteve 1968 dhe 1974, dhe e arritën formën definitive kur Neil Peart e zëvendësoi bateristin John Rutsey në Korrik të vitit 1974, dy javë para turnesë së parë në Shtetet e Bashkuara.

Që nga lansimi i debut albumit në Mars të vitit 1974, Rush janë bërë të njohur për aftësitë teknike të anëtarëve, kompozimet komplekse, si dhe tekstet e këngëve me motive që bazohen në shkencën fiktive, fantazi, filozofi, si dhe në çështje që kanë të bëjnë me humanizmin, rrethin social dhe emocionet.

Stili i Rush është zhvilluar me kalimin e viteve, duke filluar me heavy metal klasik (i insipruar nga blues) në albumet e para; pastaj hard rock; progressive rock; një periudhë e dominuar nga sintisajzerët; dhe së fundmi, modern rock. Ata kanë influencuar artistë të ndryshëm, duke përfshirë bendet Metallica, The Smashing Pumpkins, Primus, si dhe progressive metal bendet Dream Theater dhe Symphony X.

Përmbajtja

Anëtarët [redakto]

Anëtarët aktualë [redakto]

Anëtarët e mëparshëm [redakto]

Diskografia [redakto]

Studio albumet [redakto]

Lidhje të jashtme [redakto]