Ruzhdi Pllana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Prof. dr. Ruzhdi Pllana u lind në Dobërllukë të Vushtrrisë më 15 maj të vitit 1940, është gjeograf shqiptar.

[redakto] Biografia

Prof. dr. Ruzhdi Pllana shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa normalen në Prishtinë në vitin 1960, studimet në Seksionin e Gjeografisë në Universitetin e Novi Sadit në vitin 1966 me sukses të shkelqyeshëm. Magjistroi në Zagreb në vitin 1973 dhe doktoroi në Prishtinë në vitin 1977. Nga viti 1960 e deri në vitin 1970 punoi nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës. Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Seksionin e Gjeografisë. Në vitin 1974 zgjidhet ligjirues, ndërsa në vitin 1978 docent e mandej në vitin 1983 prof. inordinar dhe të prof. ordinar në vitin 1994. Gjat vitit akademik 1978/1979 ka qendruar në specializim në universitetin Shtetror të Moskës" Lomonosov" në katedrene Hidrologjisë Kontinentale , mandej me bursë të UNDP-së ka qendruar në specializim në " Hydroprojet" të Bërnos në Çekosllovakisë, në vitin 1975, në Institutin Hidrometeorologjik të Tiranës në vitin 1973.

departamentin e GjeografisëFSHMN -së ligjëron lëndët:Klimatologjia me Meteorologji, Hidrologjinë dhe Gjeografinë nacionale. Ka publikuar më se 40 punime profesionale e shkencore; ka hartuar dhe i jan botuar katër tekste shkollore. Në cilësinë e anëtarit apo udhëheqësit ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve shkencore-hulumtuese. Ka kryer detyren e prodekanit për qështje mësimore gjat viteve 1975-1977, detyren e shefit të seksionit të Gjeografisë gjat viteve 1983-1985 dhe 1990-1994. Në periudhen 1985-1989 ka kryer detyren e ndihmës ministrit të arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkences dhe Kulturës të KSAK për qështje të Universitetit dhe të shkencës. Me hapjen e studimeve posdiplomike ka kryer detyren e udhëheqësit të Kolegjiumit të studimeve pasuniversitare (1995/99). Përveq shqipes si gjuhë amtare , flet dhe shkruan gjuhen serbe e kroate, kurse shfrytëzon literaturen shkencore dhe komunikon relativisht mirë gjuhen ruse dhe angleze.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete