Tërbimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sëmundja e tërbimit)
Tërbimi
Klasifikimi dhe burimet e jashtme
ICD-10A82
DiseasesDB11148
MedlinePlus001334
eMedicinemed/1374 eerg/493 ped/1974
Patient UKTërbimi
MeSHD011818

Tërbimi është një sëmundje virale që shkakton pezmatim të trurit te qeniet njerëzore dhe kafshët me gjak-të nxehtë .[1] Simptomat e para mund të përfshijnë ethe dhe kruajtje në vendin e ekspozimit.[1] Këto simptoma ndiqen nga një ose më shumë prej simptomave të mëposhtme: lëvizje të dhunshme, përpëlitje të pakontrolluara, frika nga uji, paaftësi për të lëvizur pjesët e trupit, konfuzion, dhe humbje të vetëdijes.[1] Pas shfaqjes së simptomave, tërbimi pothuajse gjithmonë çon në vdekje.[1] Periudha kohore ndërmjet kontraktimit të sëmundjes dhe fillimit të simptomave është zakonisht nga një deri në tre muaj. Sidoqoftë, kjo periudhë mund të ndryshojë nga më pak se një javë deri në më shumë se një vit.[1] Periudha varet nga distanca në të cilën virusi duhet të udhëtojë për të arritur sistemin nervor qendror.[2]

Tërbimi transmetohet te njerëzit nga kafshët e ndryshme. Tërbimi mund të transmetohet kur një kafshë e infektuar gërvisht ose kafshon një kafshë tjetër ose një qenie njerëzore.[1] Pështyma e një kafshe të infektuar gjithashtu mund të transmetojë tërbimin në qoftë se pështyma bie në kontakt me membranën e mukozës së një kafshe tjetër ose me atë të një njeriu.[1] Rastet më të shumta te njerëzit ndodhin si rezultat i kafshimit të qenve.[1] Më shumë se 99% të rasteve të tërbimit në vendet ku qentë zakonisht kanë tërbimin shkaktohen nga kafshimi i qenve.[3] In the Lakuriqët e natës , amerikanë janë shkaku më i zakonshëm i tërbimit, dhe më pak se 5% i rasteve të tërbimit te njerëzit janë për shkak të qenve.[1][3] Brejtësit infektohen tepër rrallë nga tërbimi.[3] Virusi i tërbimit udhëton në drejtim të trurit duke ndjekur nervat periferikë. Sëmundja mund të diagnostikohet vetëm pasi të fillojnë simptomat.[1]

Kontrolli i kafshëve dhe programet e vaksinimit ka ulur rrezikun e tërbimit nga qentë në një sërë rajonesh të botës.[1] Imunizimi i njerëzve përpara se të ekspozohen ndaj sëmundjes rekomandohet për ata që gjenden përpara një rreziku të lartë. Grupi të cilit-i kanoset një rrezik i madh përfshin njerëzit që punojnë me lakuriqë nate ose për ata që kalojnë një periudhë të gjatë kohe në ato zona të botës ku tërbimi është i zakonshëm.[1] Në njerëzit që kanë qenë të ekspozuar ndaj tërbimit, vaksina e tërbimit dhe nganjëherë imunoglobulina e tërbimit janë efikase për parandalimin e sëmundjes në qoftë se personi merr trajtimin e duhur përpara fillimit të simptomave të tërbimit.[1] Duke larë vendin e kafshuar dhe atë të gërvishtur për 15 minuta me sapun dhe ujë, povidone iodine, ose detergjent meqenëse ato mund ta vrasin virusin e gjithashtu duket se është në një njëfarë mënyre efikase për të parandaluar transmetimin e tërbimit.[1] Vetëm pak njerëz kanë mbijetuar pas infektimit nga tërbimi dhe kjo për arsye të një trajtimi të gjatë, të njohur si protokolli Milwaukee.[4]

Tërbimi shkakton rreth 26,000 deri në 55,000 vdekje në vit në të gjithë botën.[1][5] Më shumë se 95% e këtyre vdekjeve ndodhin në Azi dhe Afrikë.[1] Tërbimi është i pranishëm në më shumë se 150 vende dhe në të gjithë kontinentet përveç Antarktidës.[1] Më shumë se 3 miliard njerëz jetojnë në zona të botës ku është i pranishëm tërbimi.[1] Në pjesën më të madhe të Evropës dhe Australisë, tërbimi është i pranishëm vetëm te lakuriqët e natës.[6] Në shumë vende të vogla ishullore tërbimi mungon krejtësisht.[7] Vaksina e parë parandaluese e tërbimit u përgatit nga Lui Pastëri. Natyra virale e tërbimit u provua në vitin 1903 nga Reimbingeri dhe nga mikrobiologu shqiptar Rifat Frashëri. Transmetues më të shpeshtë të tërbimit janë qeni, macja, dhelpra, ujku e lakuriqi i natës, të prekur nga sëmundja. Vaksina kundër tërbimit prodhohej para viteve ‘90 në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Shqipëri.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r "Rabies Fact Sheet N°99". World Health Organization. korrik 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Cotran RS; Kumar V; Fausto N (2005). Robbins and Cotran Pathologic Basis of Disease (bot. 7th). Elsevier/Saunders. fq. 1375. ISBN 0-7216-0187-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Tintinalli, Judith E. (2010). Emergency Medicine: A Comprehensive Study Guide (Emergency Medicine (Tintinalli)). McGraw-Hill. fq. Chapter 152. ISBN 0-07-148480-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hemachudha T, Ugolini G, Wacharapluesadee S, Sungkarat W, Shuangshoti S, Laothamatas J (maj 2013). "Human rabies: neuropathogenesis, diagnosis, and management". Lancet neurology. 12 (5): 498–513. doi:10.1016/s1474-4422(13)70038-3. PMID 23602163. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ Lozano R, Naghavi M, Foreman K, Lim S, Shibuya K, Aboyans V, Abraham J, Adair T, Aggarwal R; etj. (15 dhj 2012). "Global and regional mortality from 235 causes of death for 20 age groups in 1990 and 2010: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2010". Lancet. 380 (9859): 2095–128. doi:10.1016/S0140-6736(12)61728-0. PMID 23245604. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ "Presence / absence of rabies in 2007". World Health Organization. 2007. Marrë më 1 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Rabies-Free Countries and Political Units". CDC. Marrë më 1 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)