Sëmundjet e veshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, farunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, atiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi.

Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhimbje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimt ose shurdhim i menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke bërë përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse farunkulat ose absceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhimbje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit. Atiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjendrat limfatike të nofullës ose prapa veshit.

Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit. Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme. Marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.












a thua qe d uhet t e perdoret kjor ecet dhe te kemi ndonje smundje seruioze

  • Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjenë sistematike e tij.
  • Të shmangen qëndrimet në ambientet, ku ka shumë zhurma, pasi çojnë në dëmtim të daulles së veshit.
  • Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë.
  • Për sa kohë që veshi është i sëmurë duhet të shmanget kontakti me ujin.
  • Kur i sëmuri ndjen dhimbje të forta dhe të padurueshme duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.
  • 3 pika lëng, i përftuar nga druri i caracit dhe lëngut të preshit, hidhen në vesh.
  • 4 të verdha vezësh përdoren për nxjerrjen e vajit, që do shërbejë për lehtësimin e dhimbjeve.
  • 37 gradë duhet të jetë nxehtësia e ujit, me të cilin do t’i bëhet lavazh veshit të sëmurë.