S-box

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

kriptografi, një S-Box (Kuti e zëvendësimit (ang. Substitution-box)) është një komponent bazike e algoritmeve simetrike të cilat përdorin zëvendësimin. Në blloqet kriptuese, S-box zakonisht përdoren për të fshehur lidhjen në mes të çelësit dhe tekstit të kriptuar. Në përgjithësi, një S-Box merr disa numra në hyrje në formë të bitave (m) dhe i transformon ato në disa numra dalës (n), ku n nuk është e thënë të jetë e barabartë me m. Një m×n S-Box mund të implementohet si tabelë me 2m fjalë për n bita secila. Tabelat fikse normalisht përdoren, sikur në rastin e Data Encryption Standard (DES), por në disa lloje të kriptimit tabelat gjenerohen në mënyrë dinamike nga celësi.

Një shembull i mirë për tabelat fikse është 6×4-bit S-Box nga DES (S5):

S5 4 bitat në hyrje
0000 0001 0010 0011 0100 0101 0110 0111 1000 1001 1010 1011 1100 1101 1110 1111
Bitat e jashtëm 00 0010 1100 0100 0001 0111 1010 1011 0110 1000 0101 0011 1111 1101 0000 1110 1001
01 1110 1011 0010 1100 0100 0111 1101 0001 0101 0000 1111 1010 0011 1001 1000 0110
10 0100 0010 0001 1011 1010 1101 0111 1000 1111 1001 1100 0101 0110 0011 0000 1110
11 1011 1000 1100 0111 0001 1110 0010 1101 0110 1111 0000 1001 1010 0100 0101 0011

Në hyrje jepen 6 bita, ndërsa dalja 4 bitëshe gjendet duke zgjedhur rreshtin nga 2 bitat e jashtëm (biti i parë dhe i fundit), dhe kolona zgjedhet duke marrë 4 bitat e brendshëm. Për shembull, hyrja "011011" ka bitat e jashtëm "01" dhe bitat e brendshëm "1101"; dalja korresponduese do të jetë "1001". Është bërë një kërkim i madh në dizajnimin sa më të mirë të S-box-ave, dhe më shumë është kuptuar në përdorimin e blloqeve kriptuese kur DES është realizuar.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "The Data Encryption Standard (DES) and its strength against attacks" (PDF). IBM Journal of Research and Development. 38 (3): 243–250. 1994. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Applied Cryptography, Second Edition. John Wiley & Sons. 1996. fq. 296–298, 349. ISBN 0-471-11709-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet ndihmëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]