Sabataj Cevi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sabbatai Zevi më 1665

Sabataj Cevi (heb. שַׁבְּתַאי צְבִי Shabbetai Tzvi, tur. Sabetay Sevi; lindi më 1 gusht 1626Izmir — vdiq më 17 shtator 1676Ulqin) ishte rabin sefardi dhe themelues i sektit hebre sabatarian, i cili në moshën katërdhjetë vjeçare i detyruar nga Sulltan Mehmedi i IV pranoi Islamin, së bashku me rreth 300 familje të pasuesve të tij, edhe pse kurrë nuk e praktikoi. Për shkak të besnikëris ndaj Judaizmit dhe mospranimit të Islamit, u dëbua në Ulqin, i cili në atë kohë ka qenë qyteti më i largët i Perandorisë Osmane. Në Ulqin ka vdekur, duke lënë pas vetes pasues të sektit të tij.

Ky njeri me një intelegjencë mbi mesatare dhe arsimim të gjërë duke vetëdeklaruar veten "Mesia" i ri, ka lën gjurmë të thellë që edhe sot e kësaj dite zgjon interesim jo vetem tek shkencëtarët dhe teologët, por edhe tek njerëzit e thjeshtë, të cilët tentojnë të hulumtojnë të gjitha segmentet e veprimtarisë së tijë në Perandorinë Osmane. Normalishtë ndikimi i tijë u perhap shumë shpejtë edhe jashtë kufijve të Perandorisë Osmane dhe emri i tij përmendet me respekt dhe nderim në të gjithë sinagogat e atëherëshme të botës së zhvilluar. Sot ata që jetojnë pranë Kulles së Balshajve, ku ai kaloi vitet e fundit të jetës së tijë shpesh ia përmendin mysafirëve të jashtëm dhe të mbrendëshem.

Ka lindë në Izmir më 1626, njerin prej qyteteve më të rëndësishëm të Perandorisë Otomane. Në atë qytet ka jetuar një komunitet i madh hebrejësh, dhe në një familje të njohur u lind njeriu që në moshen katërdhjetëvjeçare guxoi, që në një shtet aq të fuqishëm islamik ta shpallë vehten "Mesia" i ri. Sabataj Cevi edhe si i ri ishte i mirkpritur dhe i nderuar, me dëshirë e ndigjonin si shkencëtarë, po ashtu edhe njerëzit e thjeshtë dhe të gjithë pajtoheshin se ai është i lindur për të udhëhequr. Ai në arsimimin e vet lexoi të gjitha librat e vjetra të shenjta të hebrejve ku në secilën cekej ardhja e "Mesisë" së ri. Me ketë titull janë emëruar edhe shumë persona para tij, si Bar Koba, Juda Galile, Juda Makabe; ndersa i vetmi që me të drejtë e ka bartë ka qenë Jezusi apo Isau. Në popullatën e shumët hebreje në Izmir, Sabataj Cevi kerkoi lirinë, ishte teolog i lirisë dhe kuptoi se kjo ishte diçka më e madhe që njeriu mund të ketë në besimin e tij.

Viti 1666[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shumë libra të shejta hebreje të mesjetës thuhet, e që vertetojnë edhe astrologët e vjeter se, “Mesia” i ri do paraqitet vërtetë më 1666. Në të vertetë sipas astrolgjisë hebreje numri 1666 është numër i kafshëve të egra apokaliptike - 666 plus edhe 1000 vjet sundim të Satanit (djallit ose shejtanit). Dhe ashtu ,në bazë të apokalipsit (zbulimit) të Jovanit, është llogaritur që dita e kthesës dhe qerimit të hesapeve do jetë pikërisht viti 1666. Atëherë do fillojënë 1000 vjetë mbretërimi të Jezusit në tokë, e të vdekurit do të çohen prej varreve të tyre dhe se bashku me të gjallet do dalin para gjygjit. Pas asaj do vendoset paqa, drejtësija, dhe mirëqenja, madhërija e zotit dhe parajsë në tokë. Nuk ishte ajo vetem një sugjstion i kotë, njerëzit çdoherë janë provu me e ditë të ardhmen, se paku ate që ju ka interesu. E gjithë çka ka ndodhë në kohën e Sabataj Cevit kishte lidhje fetare dhe spjegimi bëhej me koncepte fetare. Shpetimi dhe shpetimtari, do thotë Mesia i ri, hebrejve iu ishte I domosdoshëm sepse me shekuj kan perjetu nençmim edhe tortura çdokund në botë, çdo brez jetonte në bindje se ata vuanin ma shum se të parët dhe ojo me gjenerata perseritej, në Stamboll dhe në qytetet tjera të mëdha të Perandorisë Osmane, në at kohë ka qenë egzodusi i hebrejve të cilet vinin prej tokave të lindjes .

Për at arsye ka ardhur deri te protestat masive, sidomos në Izmir. Me 1666 kemi edhe një zenije të Hënës,e cila ka qenë saktësisht e paraparë gati dy shekuj para parashikimit të astrologëve Hebre, Persian dhe Arab. Shumica atëherë atë e komentonin si shkatërrim të Perandorisë Turke. Ideja për shpëtimtarin ishte e dy anshme. Jevrejet shpëtimtarin e quanin ,,Mesijom ,, ndërsa myslimanet ,,Mehdi”. Edhe ma herët të rinjtë tentonin që nga minarja e xhamisë se Pajazitit ,të shpallnin veten si Mehdi, flisnin se në trupin e tyre ishte shpirti i Mehdiut, por ajo tentativë u shua me gjak nga ana e Jeniçerëve dhe Portës. Veziri i Madh Kipril, me prejardhje Shqiptare në të vërtetë në at kohë edhe ka sunduar me perandorinë Otomane nga se Sulltan Mehmeti i 4, pas vrasjes se të atit kishte vetëm 9 vjet. Pas ardhjes se tij prej Edrene në Stamboll, në oborret e veta fton edhe shkencëtarin e quajtur Abdiu, i cili shkroi edhe historinë e asaj kohe nga e cili edhe dimë shumë për Sabataj Cevin. Sigurisht edhe vet Sulltani ka shkruar disa shënime, që janë tregim më i besueshëm dhe historia e këtij personaliteti i cili dhjetë vitet e fundit i kaloi si rojtarë i qytetit të vjeter të Ulqinit në katin tretë të kullës madhështore të Balshajve.

Dënimi dhe Mallkimi i Sabataj Cevit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I shpallur si “Misje” Cevi u jepte shpresë masave, shprese për çlirim nga Robëria, shprese për liri fetare. Librat e shenjta fetare ju premtonin ketë, Sigurisht tani me “Mesijen” e ri. Ndihmë te madhe Cevi ka pasë edhe në Natanu Gazatiju nga Gaza, që vërtetonte Mesjanitetin e tij, e pas kësaj në të gjitha sinagogat, të Italisë, Anglisë dhe Gjermanisë, rrëfenin për Sabotaj Cevin si Mesije i ri. Prej Izmirit lëvizja filloi shumë shpejt të përhapët, shpejtë përfshiu edhe Stambollin. Duke parë rrezikun, Kiprili vendosi ta ndaloj këtë eufori sidomos pas letrës se Sbataj Cevit me te cilën i ishte drejtuar Sulltan Mehmetit të 4-të. Ku kërkonte që te heq dorë nga Kurani i Muhametit dhe ti kthehej Tallmudit, fesë jevreje dhe atij si “Mesije” i ri. Atëherë Kiprili urdhëroj që Sabataj Cev të burgoset, dhe të mallkohet. Mirëpo kjo nuk i shqetësoj shumë mbështetësit e Sabataj Cevit meqë sipas të dhënave besonin që ai do dali nga burgu, i hipur mbi luan dhe së bashku do te nisen për ne Izrael dhe Palestinë ku do të rivendosin shtetin e vet, të rrënuar qysh në shekullin e vjetër nga romakët, dhe me atë të tregoi mesjanizmin e vet. Në të vërtet Cevi kishte pakë shanse që të shpëtoj nga burgu, pavarësisht se mbështetësit e tij besonin në profetizmin e tij dhe fuqinë e zotit.

Si Mesia u bë mysliman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa rreshta të “Kronikes Botore” kronistit Abdije na tregojnë se si Sabataj Cevi pranoj fenë myslimane. Më urdhëresë, të Sulltanit Sabataj Cevin e zhveshin, ai me duar mbulon ekstremitetet, Sulltani qesh. Duke pa se është i prem sipas zakoneve jevreje, Sulltani pyet myftiun se si mendon ai për proklamimin e Mesije. Myftija, i cili urrente Sijetet dhe Mistikët, i cili veç e kishte dënuar një filozof me emrin Karabasa, si dhe shumë shkrimtarë i kish shpallur Sabatajë të zi prej vet djallit. Sulltani vendosi që Sabatajn ta vë në provë duke i thenë se do të pranoj mesijanizmin e tij nëse at e pushkatojnë, për te evituar vdekjen e sigurt Sabataj Cevi i bie ne gjunjë sulltanit duke e lutur që ta falë, meqë ai është vetëm një rabin dhe se lutet në emër të djalit i cili ate natë do të vijë në jetë.Vertetë, pas disa orësh njëra prej grave të haremit lindi dhe atëherë sulltani tregoj mëshirë dhe i fali jetën Sabataj Cevit. Sulltani pastaj i tha Cevit që të ndërroj fenë, sepse, pasi pasi qëai, ma parë patë guxim qënga një perandor botëror të kërkoi të ndërroj fe, ate tash e kërkon ai prej tij. Dhe ashtu Sabataj Cev merr emrin e ri Mehmet Efendi dhe vet vetes i ve çallmën dhe largohet në mërgim në Ulqinin e largët.

Jeta dhe vdekja e Sabataj Cev në Ulqin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sulltani i fali jetën të vetë deklaruarit mesije, por mbështetësit e tij gjithnjë mblidheshin duke mos besuar që ai nuk është mesije. Për të ndaluar grumbullimin e mëtutjeshëm dhe trazirat, veziri këshillon sulltanin që Cevin ta internoj në qytetin më të larget të Perandorisë Turke - në Ulqin, në kështjellën e tij. Pavarësisht prej asaj, sulltani Cevit i jep titullin rojtar i kështjellës (Dizdar) dhe me përcjelljen e tij, ai vie në qytetin antik, në Ulqin, ku 10 vitet e fundit të jetës së tij do ti kaloj në katin e tretë të kullës së Ballshajve. Aty ku ka vdekur princi i njohur i familjes Ballshaj, Gjergj Ballsha, që edhe sot e njëjta mbanë emrin e tij, Kulla e Ballshajve. Në at kullë që edhe sot gjendet në pjesën më të lartë të kështjellës, Sabataj Cev gjeti qetësinë e vet, reformoj Tallmudin dhe lexoj literaturë tjetër fetare të cilën e posedonte. Ka folur gjashtë gjuhë dhe ishte njeri me inteligjencë mbimesatare dhe arsim të lartë. Thonë që vetëm dy herë ka dal nga kështjella, një herë ka shkuar në vizitë në manastirin e benediktin, Rotaci në afërsi të Tivarit, dhe herën e dytë deri në qytetin e vjetër të Shasit. Ka shkruar disa shënime nga Ulqini, doemos duhet përmendë atë që i dërgoj njërës prej tri grave që kishte, Sari Elahun të cilën e kishte lënë në Izmir. Në disa fragmente tjera përmend shqiptarët e Ulqinit, flet për tërmetet katastrofale që e kanë goditur këtë qytet, po ashtu flet për tridhjetë vajzat të cilat janë hedhur nga muret e kalasë për të mos ra në robëri. Po ashtu shkruan edhe për një lloj bari i cili rritet në muret e kështjellës. Ishte shumë orator ndaj edhe shkruante pak.

Ylli i Davidit në Kullën e Ballshajve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot në katin e tret të kullës së Ballshajve në mermer të bardh gjendet i gdhendur ylli i Davidit i cili vërteton tezen se ai ka mbet thellë në shpirtin e Jevrenjëve. Në at vend dukshem shihet edhe vendi ku gjendej biblioteka e tij me shkresa dhe libra të helevisë, Jozef Efrraimit, Isak ben Sollomisë, Ezra Majmunites etj. Po ashtu ishte edhe botimi i parë i doktrina e Kabalistit “Zohar” prej vitit 1559, prej Gjon Bolice dhe Gjergj Bizantinit si dhe Pir Didakut prej Raguzet. Prej vitit 1676 në vitet e pesëdhjeta Sabataj Cevi vdes. Vdekja e tij pat jehonë të madhe në botë, sidomos tek jevrenjët, e në mesin e të cilëve ishin shume ato të cilët edhe më tutje e konsideronin të shenjët. Vdekja e tij sipas të dhënave ka qenë shumë misterioze. Sipas një legjende thonë se ka vdekur në momentin kur ka pa një fëmijë duke ra nga një dru fiku, kur pa se fëmija nuk lëvizë. Legjenda thotë se fëmija pas asaj u ngrit pa asnjë lëndim. Sipas të tjerëve thuhet se veç ka qenë i përgatitur për vdekje duke lutur Julije Ambrozianin, njëri i cili ka qenë mjeshtër për preparirimin e njerëzve dhe të shtazëve që atë ta bëj edhe me trupin e tij. Ka mundësi që ajo ka ndodhë, mirë po është varrosur në afërsi të një xhamie jashtë mureve të kështjellës në një tyrbe të veçantë, megjithëse thonë që dëshira e tij ishte që të varrosej në ndonjë vend në lartësi nga i cili mund të shihnin detin vizitoret e varrit te tij.Është e mundur që nuk e kanë dëgjuar.

Tyrbja misterioze[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tyrbja në të cilën gjendet varri tij edhe sot ruhet si fantazmë dhe gjendet në një pronë private. Rojtaret e asaj tyrbe në mënyrë misterioze ruajnë emrin e tij dhe kurrë nuk do të pranojnë që behet fjalë për të. Por si do që të jetë duhet të respektohet tradita e asaj familje, po na mbetet ne që edhe më tutje të hulumtojmë jetën e tij misterioze, sidomos pjesën në mes mureve te kështjellës së Ulqinit. Në varrin e tij nuk ka kurrfarë mbishkrimi,aty është vetëm një sarkofagë, dhe kjo familje me respekt dhe nderim të madh sillet ndaj ti duke vërtetu se bëhet fjalë për një paraardhës të largët të tyre. Si do që të jetë Sabataj Cevi ka qenë figurë e madhe e kohës së vet, njeriu i cili vetveten pat sukses ta shpall “mesije” i ri dhe çka është më e rëndësishme se masa të mëdha besonin në te. Pa marr para sysh që ka marr fenë myslimane ai edhe me tutje mbetet i rrezikshëm për Perandorin Osmane gjithnjë deri në vdekjen e tij. Për atë është internuar në Ulqin. Jemi të bindur se, edhe sot një numër i madh i turisteve nga e gjithë bota do të vinin në haxhëlluk në varrin e tij, normalisht sikur të dihej 100% e sigurt që vërtetë bëhet fjalë për varrin e tij dhe për faktin se kur gjendesh pranë varrit të tij ke një ndjesi të papërshkrueshme. Ai është një metaforë e çuditshme historike dhe një motiv për të cilin mund të shkruhen shumë vepra, ai është njëkohësisht mister dhe histori, më të vërtet ngjarje e papërshkrueshme dhe mallëngjyese. Ne na mbetet që të punojmë në ndriçimin e jetës së tij misterioze dhe veprës së tij dhe mysafirëve të huaj dhe të vendit të iu flasim për këtë figurë të famshme që shënoj një epokë të tërë. Ai në veçanti është interesant për ne sepse emri tij është i lidhur dhe më qytetin tonë dhe ai pa asnjë dyshim është një pjesë e madhe e kulturës sonë të lavdishme dhe impozante.

emi edhe një zënie të Hënës, e cili ka qenë saktësisht e paraparë gati dy shekuj para parashikimit të astrologëve Hebre, Persian dhe Arab. Shumica atëherë e komentonin atë si shkatërrim të Perandorisë Turke. Ideja për shpëtimtarin ishte e dy anshme. Jevrejet shpëtimtarin e quanin ,,Mesijom ,, ndërsa myslimanet ,,Mehdi”. Edhe ma herët rinjtë tentonin që nga minarja e xhamisë Se Pajazitit të shpallni veten si Mehdi, flisnin se në trupin e tyre ishte shpirti i Mehdiut, por ata tentative u shuan me gjak nga ana e Jeniçerëve dhe Portës. Veziri i Madh Kipril, me prejardhje Shqiptare në të vërtetë në at kohë edhe ka sundua me Perandorinë Otomane nga se Sulltan Mehmeti i 4, pas vrasjes se të atit kishte vetëm 9 vjet.

Pas ardhjes se tij prej Edrenet në Stamboll, në oborret e veta ftoi edhe shkencëtarin e quajtur Abdiu, i cili shkroi historinë e asaj kohe ngai cili edhe dimë shumë për Sabataj Cevin. Sigurisht edhe vet Sulltani ka shkruar disa shënime. Dhe ai është tregimi më i besueshëm dhe historia e këtij personaliteti i cili dhjetë vitet e fundit i kaloi si prefekt i qytetit të Ulqinit në katin retë të kullës së Balshajve.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]