Sabri Fetah

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sabri Fetah Berkel (Shkup, 1907 - Stamboll, 4 gusht 1993) ka qenë një piktor shqiptar që krijimtarinë e zhvilloi kryesisht në Turqi.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkup më 1907, ku ndoqi shkollimin fillor dhe atë të mesëm në një shkollë frënge. Vijoi studimet në departamentin përgatitor të Akademisë së Arteve të Bukura në Beograd.

Punoi në studion e Feliçe Karenës (italisht: Felice Carena) në Firence mes viteve 1929 dhe 1935, duke u specializuar në teknikat e afreskut dhe gdhëndjes. Më 1935 mërgoi drejt Turqisë, ku dhe hapi ekspozitën e parë personale tek Akademia e Arteve të Bukura në Stamboll me krijimtarinë e tij të deriatëhershme.[1]

Në historinë e artit turk ai vlerësohet për kontributin e çmuar në fillimet e afreskut në Stamboll. Gjatë gjithë kohës ai punoi si pedagog në Akademinë e Arteve dhe me krijimet në pikturë ka qenë një nga përfaqësuesit më të njohur të artit bashkëkohor turk. Sabri Fetah (Berkel) studioi në Firence në të njëjtën akademi me Abdurrahim Buza, por ndërsa Buza u kthye në Tiranë, Fetahu pasi qëndroi edhe dy vjet në Itali më pas u vendos në Turqi. Në vitin 1983 erdhi për herë të parë në Tiranë, për të shoqëruar ekspozitën e artit turk, por veprat e tij nuk i pranuan të ekspozoheshin pasi i përkisnin pikturës moderne, rreptësisht të ndaluar në atë kohë në vendin e origjinës së tij.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Sabri Berkel (1907 – 1993)". kuman-art.com (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 13 shtator 2019.