Sabri Godo
| Sabri Godo | |
| Kryetar i PRSH | |
| 1991 – 1998 | |
| Paraardhësi: | ska |
| Pasardhësi: | Fatmir Mediu |
| Kryetar i Asamblesë së PRSH-së | |
| 1991 – 2011 | |
| President Nderi i PRSH-së | |
| 1998 – 2011 | |
| Të dhënat personale | |
| Lindi më: | 8 gusht 1929 |
| Lindi në: | Delvinë |
| Vdiq më: | 3 dhjetor 2011 |
| Vdiq në: | Tiranë |
| Kombësia: | Shqiptar |
| Profesioni: | Shkrimtar, skenarist, politikan |
| Partia politike: | PRSH |
| Fëmijë | Anila Godo |
Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë - 3 dhjetor 2011[1], Tiranë) ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvinë dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tiranë ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj në duart e Fatmir Mediut. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
Veprat [redakto]
- "Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
- "Ali Pashë Tepelena", roman 1970
- Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
- "Intendenti", tregim (1973);
- "Skënderbeu" (1975)
- Prova e zjarrit, roman (1977);
- "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
- "Ujërat e qeta", roman, (1988);
- "Koha e njeriut", roman (1990).
- "Udhëtari", roman (2009)

