Sadam Husein

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sadam Hussein)
Shko te: navigacion, kërko
Saddam Hussein captured & shaven DD-SD-05-01885.jpg

Saddām Hussein ʻAbd al-Majīd al-Tikrīt (صدام حسين عبد المجيد التكريت) i njohur si Sadam Husein (28 prill 1937 - 30 dhjetor 2006), ishte kryetar i Irakut prej vitit 1979 deri në vitin 2003.

Në rini pjesërisht ishte nën ndikimin e axhës së tij i cili kundërshtonte sundimin britanez, filloi të merret me politikë dhe u bë anëtar i partisë Lëvizja-Baath e cila kombinoi socializmin me nacionalizmin sekular arab. Pasi partia Baath mori pushtetin me puqin shtetërorë në vitin 1968 kusheriri i Sadamit gjenerali Ahmet Bakr u bë kryetar, ndërsa Sadam Husseini nënkryatar. Duke shfrytëzuar numrin e madh të të afërme si bazë politike, Sadami arriti të futë nën kontroll sigurinë e shtetit dhe në vitet e 70-ta faktikisht arriti të jetë njeriu i parë në shtet. Në këtë kohë Iraku arriti të prosperoj duke iu faleminderuar çmimeve të larta të naftës, dhe Sadami një pjesë të profiti e shfrytëzoi në programin ambicioz të modernizimit dhe prodhim të armëve për shkatërrim masiv.

Në vitin 1979 formalisht Sadam Husseini e mor titullin e kryetarit. Një vit më vonë, duke vërejt se Irani është dobësuar nga revolucioni islamik, e filloi luftën e qëllim ta pushtoj krahinën Kuzistan, ku ekzistonte pakica arabe dhe njëherit e pasur me naftë. Irani jo vetëm se e ndaloi ofenzivën Irakiane, por edhe u sul në kundërofenzivë të cilën forcat irakiane i ndalen me mundimet mëdha. Pas tetë viteve në pozita të njëjta dhe rreth një milion viktima, lufta u ndërpre pa fitues.

Iraku, edhe pse ekonomkisht i lodhur, zhvilloi forcën e madhe ushtarake dhe Sadam Husseini këtë forcë vendosi ta shfrytëzoj në verën e vitit 1990 aneksoi Kuvajtin, të cilin e konsideronte provincë irakiane. Rezultat i gjithë kësaj ishte Lufta e Gjirit, e cila është kryer me humbjen katastrofave të Irakut. Sadam Husseini arriti ta ruaj pushtetin dhe me mjete më brutale u shuajt kryengritjen e sheitëve dhe kurdëve. Ndikimi i tij nuk kaloi kufijtë e Irakut, e që sidomos nga ana e SHBA-ve filluan ta paraqesin si regjim të rrezikshëm dhe kërcënim i sigurisë botërore.