Sadi Halili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sadi Halili koreografi i njohur shqiptar. Mjeshtri Halili ishte i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë kufijve në Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi etj. Disa nga vallet e krijuara dhe vëna në skenë nga koreografi Sadi Halili janë: “Vallë më motive të Tropojës”, “Vallja e Rrajcës”, “Vallja e Çermenikës”, “Vallja e çobanit”, “Valle më motive të Hotolishtit”, “Vallja e Strugës”, “Vallja e vajzave të Dragostunjës”.

Sadi Halili, koreografi dhe mjeshtri i valles dyshe, është vlerësuar me çmime të shumta gjatë karrierës së tij, si me dy urdhëra "Naim Frashëri II dhe III" në vitin 1989 ka marrë titullin "Artist i Merituar".

Me vendim të Presidentit të Republikës në vitin 2005 ai ka marrë titullin "Mjeshtër i Madh", ndërsa Forumi Imazh Media në festivalin e parë ndërkombetar në vitin 2006 e vlerëson me çmimin "Shqiponja Dardane" etj.

Veç krijimtarisë së tij si koreograf, Sadiu ka botuar edhe librin "Librazhdi në këngë", një botim me ballada, këngë trimërie, ninulla, këngë humoristike dhe lirike të mbledhura në gjithë krahinat e Librazhdit.