Sahit Kokolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sahit Kokolli

Sahit Kokolli xhirues dhe drejtor fotografie, ka lindur më 11 tetor 1955Prishtinë. Nga viti 1975 ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në fillim si ndriçues e më vonë asistent i kamerës dhe kameraman. Në vitin 1990 është larguar me dhunë nga puna kur regjimi serb e ka okupuar Televizionin e Prishtinës. Ka punuar me të gjitha sistemet e xhirimit nga ai filmik deri te teknologjia e fundit elektronike. Nga viti 1974 ka marrë pjesë në realizimin e shumë projekteve filmike, dokumentare dhe argëtuese. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1993 së bashku me kolegun e tij, montazherin e njohur Fatos Kadiu, themelojnë produksionin privat Vizioni, me të cilin produksion vazhdojnë të njëjtën veprimtari në realizimin e projekteve video dhe audio. Nga viti 2000 Sahit Kokolli angazhohet si xhirues në Kosovë për televizionin publik të Gjermanisë ARD, punë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Projektet filmike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Projektet televizive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Projektet dokumentare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]