Sali Jaha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sali Jaha - Bajraktari

Sali Jaha (L. 1803 Rugovë, Pejë - V.1883 ) ushtarak dhe bajraktar shqiptarë nga Kosova, pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit.

Major Sali Jaha - Bajraktari i Rugovës, lindi në vitin 1803 në Koshutan të Rugovës. Rrjedh nga familja Kurtdedaj, familje që nxorri më vonë edhe bajraktarin Sak Faslia.

Sali Jaha si 14 vjeçar inkuadrohet në luftë për mbrojtjen e atdheut nga sulmet malazeze. Në Luftën e Bukovikut (1817) Salihi nxjerr dy krena dhe një flamur duke ua prer kokën në dyluftim dy harambashëve malazez të njohur për vrasje e plaçkitje jo vetëm në Rugovë, por edhe më gjerë. Pasi ua pren kokat, ua merr edhe flamurin që e kishin me vete. Që nga ajo kohë Sali Jaha ishte emëruar Bajraktar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman. Në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak të Përandorisë Osmane, Salihi radhitet ndër ushtarët më të dalluar dhe gradohet me graden e majorit (binbashit). Që nga kjo kohë ai njihet më emrin Sali Jahë Binbashi (majori). Rugova gjatë kohës së Sali Jahës u bë vend strehim për shumë personalitete të tjera si: Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Sali Jaha ishte ishte njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt me atdhetarët Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi, Jakup Ferri, Ali Ibra, Ahmet Zeneli etj. Ndër luftërat e njohura të Sali Jahës dhe rugavasve ishte Lufta e Beranës kundë malazezëve të udhëhequr nga Mark Milani dhe Todor Bajraktari. Në këtë luftë Salihut iu vranë edhe dy djemtë e tij. Bashkëluftëtarët më të njohur të Salihut nga Rugova ishin Zhuj Selmani, Avdi Smajli, Çelë Shabani (zëvëndëskomandant i Salihut), Demë Isufi, Rexhë Avdia, Kadri Bajri (zëvëndësbajraktar i Salihut) etj.

Me 10 qershor 1878 në Prizren u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit ku u mblodhën rreth 110 burra të penës e të pushkës nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e këtyre atdhetarëve ishte edhe Sali Jaha së bashku me Çelë Shabanin si përfaqësues të Rugovës. Pas Lidhjes ai u angazhua me tërë qenien për mbrojtjen e trevave shqiptare të Plavës dhe Gucisë që Fuqitë e Mëdha ia dhanë Malit të Zi. Ishte anëtar i shtabit ushtarak të formuar nga Ali Pashë Gucia në shtator 1879 për të udhëhequr luftën kundër malazezëve. Jeta e tij vazhdoi me luftëra deri sa vdiq në vitin 1883. Eshtrat e tij pushojnë sot përkrahë eshtrave të Sak Faslisë nën hijen e molikës, në Qafë nga ku shpesh u dha kushtrimi për luftë kundër armiqëve shekullor.