Sali Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sali Kelmendi

Salikelmendi.jpg

Emri: Sali
Mbiemri: Kelmendi
Lindi më: 31 maj, 1947
Vendlindja: Tiranë
Vdiq më: jeton
Profesioni: inxhinier, politikan

Sali Kelmendi lindi më 31 maj të vitit 1947Tiranë, është inxhinier dhe politikan shqiptar.

Veprimtaria politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të viteve '90 ka punuar në Ministrinë e Arsimit në të cilën mbulonte arsimin profesional.

Në periudhen e lëvizjeve të medha, në vitet 90-91 u dallua si një pjesmarrës aktiv.

Pasi zgjidhet si kryetar i sindikatës së pavarur për Ministrinë e Arsimit merr pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në vitin 1992 emërohet kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist dhe më pas në zgjedhjet e korrikut 1992 për pushtetin lokal, zgjidhet Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Gjatë viteve të para të qeverisjes së qytetit nga Sali Kelmendi u realizua privatizimi i banesave, ndërrmarrjeve shtetërore, zhvillimi i ekonomisë kapitaliste në kryeqytet, zhvillimi i industrisë së ndërtimit, strehimi i të pastrehëve si dhe i të përndjekurve politikë, restaurimi i një sërë veprash publike etj.

Kryesisht gjatë mandatit të Sali Kelmendit u dhanë leje të përkohëshme për kioska të vogla prej teneqeje për të zhvilluar biznesin e vogël në qytet si dhe për të ulur papunësinë. Po të shohim me vëmendje shumica e lokaleve tëk ish-blloku origjinën e tyre e kanë tek kioskat e vogla që u ngritën në atë periudhë. Betonizimi i kioskave u krye ne vitin 1997, ne kohen e mungeses se shtetit. Nje pjese e madhe e tyre u prishen ne vitet 1999-2000 nga pasardhesi i Sali Kelmendit, Albert Brojka, si psh, tek Piramida, ne gjithe qendren e Tiranes dhe rrotull saj. Ne vitet 2000 u realizua edhe prishja e ndertimeve te fundit pa leje tek Lana dhe parku Rinia.

Në vitet 1997 - 1999, Sali Kelmendi mori pjesë sërish në mënyrë aktive në Partinë Demokratike.

Në vitin 1999 së bashku me një grup anëtarësh të tjerë te PDSH-s krijoi grupin e reformatorëve brenda në PDSH dhe më pas Partinë Demokrate të Re.

Në vitet 2000 - 2005 veproi si drejtor i administratës së kësaj partie dhe si anëtar kryesie.

Në vitin 2005 u emërua Drejtor i Koordinimit dhe Planifikimit të Emergjencave në Ministrinë e Brendëshme. Që nga shkurti i vitit 2007 është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës. Gjithashtu është autor i dy librave në fushën e pushtetit lokal, duke qënë ndër të paktët në Shqipëri që ka trajtuar këtë fushë në mënyrë shkencore.

Gjatë periudhës kur Sali Kelmendi ka drejtuar Bashkinë e Tiranës Partia Demokratike ka fituar 5 zgjedhje rresht në këtë qytet përkatësisht zgjedhjet e 22 marsit 1992, zgjedhjet lokale të korrikut 1992, referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, zgjedhjet e 26 Majit 1996, zgjedhjet lokale në tetor 1996. Në këtë mënyrë ai është i vetmi që i ka sjellë fitoren kësaj partie në këtë qytet. Pas largimit të tij, Bashkia e Tiranës u fitua nga Partia Socialiste.