Sallatë me domate e kastraveca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kastravecat e njomë lahen mirë, u pritet maja dhe bishti, ndërsa të mëdhenjtë qërohen, priten rrumbullak dhe vendosen në mes të pjatës në formë shkalle. Rreth e qark vihen domate të prera në formë rrathësh, qepë të grira hollë të përziera me majdanoz, me vaj e uthull dhe kripë.

Për 500 g kastraveca e domate duhen :

  • vaj 3-4 lugë gjelle,
  • uthull 2 lugë,
  • qepë 2 kokrra,
  • majdanoz 2-3 fije,
  • kripë.