Sallatë me endivi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sallata endivi është pak e hidhur, por vlerën ushqimore e ka njëlloj si sallata e freskët. Përgatitet si sallata jeshile, d.m.th. grihet hollë dhe spërkatet me kopër, vaj e uthull ose më parë përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë. Në këtë rast serviret me vaj, lëng limoni ose limontoz.

Për 500 g sallatë endivi duhen :

  • vaj 3-4 lugë,
  • limon 1 kokërr,
  • kripë.