Sallatë me rrepa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit sepse atëherë rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëkura dhe lahen mirë, ato grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.

Shënim: në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.

Për 500 g rrepa duhen :

  • vaj 3-4 lugë,
  • uthull 2 lugë,
  • pak majdanoz dhe kripë,
  • sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet dhe salcë kosi.