Sallatë me speca të pjekur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për këtë sallatë zgjidhen speca të mëdha me tul, piqen në zjarr të ngadalshëm dhe pasi të jenë pjekur u hiqet cipa dhe farëzat. Priten në formë rripash, vendosen në pjatë, u hidhet vaj ulliri, uthull, kripë dhe hudhra të shtypura.

Përbërja : Për 1 kg speca duhen:

  • Vaj ulliri 4-5 lugë,
  • uthull 2-3 lugë,
  • hudhra 1 kokërr,
  • kripë, piper sipas dëshirës.