Samuel Beckett

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Samuel Beckett Nobel prize medal.svg
Samuel Beckett, Pic, 1.jpg
Ditëlindja: 13 prill 1906
Vendlindja: Foxrock, Dublin, Irelandë Irlanda Irlanda
Ditëvdekja: 22 dhjetor 1989
Vendvdekja: Paris, Francë
Pseudonim(e): Andrew Belis
Nënshtetësia: Irlandez
Zhanri: Novelist, Dramaturg, Poet

Samuel Barclay Beckett (13 prill 1906 - 22 dhjetor 1989), novelist, dramaturg dhe poet irlandezë. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1969.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkrimtari i njohur mbarëkombëtar Samuel Beket u lind më 13 Prill të vitit 1906 afër Dublinit në Irlandë. Ishte një djalë me sjellje shembullore dhe familjar i mbikqyrur gjithmonë nga një dado të cilën familja e kishte marrë për të qëndruar me të. Pasi mbaroi shkollën e mesme duke treguar një talent të rrallë, ai u transferua në Paris në vitin 1928. Nuk ishin të pakta femrat që adhuronin Beketin. Një ndër to që dëshironte të rrinte përgjatë gjithë kohës me shkrimtarin e madh, duke e simpatizuar së tepërmi ishte edhe e bija e James Joyce. Por Beketi mendonte se nuk ishte ende në kohë për të krijuar një lidhje me një femër. Arriti deri aty sa u nda me të dashurën e tij të parë për arsye se nuk ishte i gatshëm ta kënaqte atë fizikisht. Hedhja e parë e rëndësishme për të ishte transferimi në kolegjin e quajtur "Trinity" College në vitin 1928 në Paris (i njëjti kolegj ku ka ndjekur studimet edhe Oscar Wilde) në të cilin studioi për frëngjisht e italisht. Këtu vijnë edhe hapat e parë pozitivë për të. Nisi të merrej me botën e letërsisë dhe filloi të krijonte miqësi të reja për të mësuar gjithmonë e më shumë. Atje njohu edhe James Joysin i cili u kthye dhe në profesorin e tij për t'i mësuar gjithçka kërkonte apo kishte kuriozitet të dinte. Mjaftoi kaq, dhe menjëherë nisi karriera e tij e jashtëzakonshme ku fiton menjehërë çmimin e parë letrar duke fituar dhjetë stërlina me veprën e quajtur "Whoroscope".

Veprat i shkroi në frëngjisht dhe zuri menjëherë vend të rëndësishëm në rradhën e autorëve të tjerë të mëdhenj. Ishte një ndër autorët më origjinalë dhe më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. U kurorëzua me çmimin "Nobel" për letërsinë në vitin 1969. Beketi dallonte nga shkrimtarët e tjerë të kohës së tij ku në veprat e veta trajtonte gjithmonë shqetësimet e të tjerëve dhe shoqërisë së asaj kohe. Ai nuk ishte ekzistencialist si filozofi francez Jean-Paul Sartre edhe pse kishte marrëdhënie të mira me të. Ishte gjithmonë në kërkim të literaturës konvencionale dhe teatrit konvencional gjithashtu. Puna e tij ngjasonte në disa drjejtime me atë të James Joyce (mësuesit të tij të parë) kryesisht në përdorimin e gjuhës. Me Franc Kafkën ngjasonte në trajtimin e disa situatave herë-herë duke përcjellë frikë e terror ndërsa me Fjodor Dostojevskin, në nxjerrjen në pah të shpirtit njerëzor, të përjetimeve dhe vështirësive që haseshin. Beketi ishte i frymëzuar dhe i ndikuar nga figurat artistike ku këtu ndryshonte me Dante Aligerin tek kryevepra botërore "Komedia Hyjnore".

Nëpërmjet romanit "Duke pritur Godonë" e cila është edhe vepra e tij më e suksesshme ai përcjell tek lexuesi shpirtin dramatik ku e konsideron veten një romancier të mirfilltë. "Duke pritur Godon" u shkrua në 5 Janar të vitit 1953 në Paris . Është konsideruar për shumë kohë si "best seller". Krijimtaria letrare e Samuel Beketit shpesh herë është përdorur edhe në teatër ku regjisorë me famë botërore kanë ngjitur vepra të ndryshme në skenë të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe kanë patur shumë sukses. Duke bërë një shëtitje "virtuale" përmes Irlandës, Francës, Anglisë dhe Gjermanisë ai shkroi poema dhe histori nga më të ndryshmet duke treguar përjetime dhe situata nga më interesantet të cilat i skaliti me mjeshtëri në rrjeshtat që kanë mbushur librat e botuara prej penës së tij.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tekste Dramash[redakto | redakto tekstin burimor]

Theatër

Radio

Televizion

Kinema

Prozë[redakto | redakto tekstin burimor]

Novela

Tregime

Poezi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Whoroscope (1930)
  • Echo's Bones and other Precipitates (1935)
  • Collected Poems in English (1961)
  • Collected Poems in English and French (1977)
  • What is the Word (1989)
  • Selected Poems 1930-1989 (2009)

Vepra në gjuhën shqipe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Samuel Beckett