Scupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Ky është një artikull i krijuar në kuadër të Wikiprojekt 100-Vjet Pavarësi, për festimin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, me organizime të shumta gjatë gjithë vitit 2012.
Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Panorama e Scupi dhe Shkupit.

Scupi ose Skupi, nga rrjedh edhe emri origjinal Shkupi është një vend arkeologjik që ndodhet mes "Kodrës së lepurit" dhe lumit Vardar, disa kilometra nga qendra e ShkupitRepublikën e Maqedonisë. Një kamp ushtarak romak u themelua këtu në shekullin e dytë në vendin e një vendbanimi të vjetër Dardan. Ai u bë më vonë Colonia Flavia Aelia Scupi dhe shumë legjionar veteran u vendosën atje. Një qytet romak u themelua në kohën e Domitian (AD 81-96) dhe Scupi u bë qendër kryesor për romakët në Dardani. Ai u braktis në vitin 518 pas një tërmeti që shkatërroj plotësisht qytetin.