Seishinkan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klubi i karatesë "Seishinkan" nga Prishtina është themeluar në vitin 2003. Në këtë klub kultivohet shkolla e mjeshtrit të madh Masatoshi Nakayama e Shotokanit tradicional në frymën e Seishnkai karatesë.

Klubi është regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Kosovës si organizatë joqeveritare joprofitabile, me qëllim që t'i kontribuojë afirmimit, masivizimit dhe avancimit të karatesë në Kosovë, ndërsa është licencuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente të Kosovës, në Federatën e Karatesë të Kosovës, në Unionin e Seishinkai Karatesë dhe në Drejtorinë për Rini e Sport të komunës së Prishtinës. Poashtu, klubi i karatesë "Seishinkan" është anëtar i asociacionit ndërkombëtar Seishinkai Shotokan Karate International, me seli në Britani të Madhe, kurse së shpejti do të anëtarësohet edhe në Unionin Ndërkombëtar të Seishinkai Karatesë me seli në Tokio (Japoni).

Klubin e udhëheqin mjeshtër të sporvuar dhe me përvojë të karatesë. Kryeinstruktor është sensei Mustafë Statovci 7 Dan, shef-instruktor i SSKI për Kosovë, sensei Ramadan Krasniqi (sportist) 4 Dan, sensei Samir Statovci 3 Dan dhe sensei Lulzim Berisha 2 Dan.