Semetishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Semetisht
Saimir
Fshat

Semetisht është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është njohur edhe me emrin Saimir.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendbanimi njihët si fshat me shumë burim uji ku ne shumë siperfaqe tokë ka uje i cili del edhe ne jo me shumë se dy metra thellesi, kjo mund të shihët fare mirë në disa shtëpi dhe në 'burimin e bardhë' qe ka fshati e i cili merr hovë dhe derdhët per mjedis fshati qe nga vjeshta e von e deri ne pranverë, do kisha theksuar këtu se në disa vende e sidomos në Lagjen e Burimit (Vrellajt) është gjetë në "SIGE" (gurë gelqerorë mija vjeçarë) varreza me disa trupa të medhenj me shtat dhe gjesendë te ruajtura mire, kjo mbasë do të inkurajoj njerëzit e në veçanti Kuvendin Komunal në Therandë dhe Drejtorin-Ministrine perkatese për kerkime të reja arkeologjike pikerisht rrëth vendit të lartecekur, mbetët të shihet pas vitit 2014.


Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fshat gjindët gjithashtu një xhami e cila daton nga shekulli XIX. Xhamia është propozuar për mbishkrim në listën e monumenteve kulturore të Kosovës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga ky fshat vinë edhe njerëzit të famshëm si ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyqi.[1][2][3] Por gjithashtu tre vellezërit Agron Bytyqi, Mehmet Bytyqi dhe Yll Bytyqi qe ndëruan jetë gjatë luftës se Kosovës në 1999.[4] Vëllezërit Bytyqi ishin anëtarë amerikano-shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,[5] të cilët u vranë nga policia serbe menjëherë pas përfundimit të Luftës së Kosovës, ndërsa ata ishin në paraburgim në Petrovo Selo, Kladovo, Serbi.[6] Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik 2001 në një varr masiv që përmbante 70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ).[7] Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokë.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kosova Sot". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Telegrafi". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Official Kosovo government site". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Telegrafi.com". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The New York Times". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Insajderi". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "B92". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]