Sezoni i parë (Sam & Cat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sam & Cat është një sitcom (situation comedy) amerikan i krijuar nga Dan Schneider. Këto janë episodet e sezonit të parë të serialit.

  • Ky sezon ka gjithsej 40 episode.
  • Kel Mitchell, Lane Napper, Elizabeth Gillies, Nathan Kress, Matt Bennett, Eric Lange, Sophia Grace & Rosie, Noah Munck, Reed Alexander dhe Danielle Morrow do të jenë të ftuar specialë në këtë sezon.
  • Të gjitha episodet fillojnë me një # (hashtag/thurrje).

Episodet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numri Titulli origjinal Titulli shqip
1 #Pilot #DyShoqet
2 #FavoriteShow #Seriali
3 #TheBritBrats #VajzatAngleze
4 #NewGoat #NjëDhi
5 #TextingCompetition #Konkursi
6 #BabysitterWar #LuftëDadosh
7 #GoomerSitting #KujdesPërGumerin
8 #ToddlerClimbing #RrezikPërFëmijët
9 #MommaGoomer #MamajaGumer
10 #BabysittingCommercial #Reklama
11 #RevengeOfTheBritBrats #VajzatAnglezeHakmerren
12 #MotorcycleMystery #MisteriIMotorit
13 #SecretSafe #KasafortaSekrete
14 #OscarTheOuch #OskarFatkeqi
15 #DollSitting #KujdesjePërKukullat
16 #PezzyB #PeziB
17 #SalmonCat #SalmonKet
18 #Twinfection #Binjakëria
19 #MyPoober #Puberi
20 #MadAboutShoe #ÇmenduriPërNjëKepucë
21 #MagicATM #BankomatiMagjik
22 #Lumpatious #Lumpatious
23-24 #TheKillerTunaJump #Freddie #Jade #Robbie Ribashkimi: Fredi, Xhejda, Robi
25 #YayDay #DitaEGëzuar
26 #BrainCrush #Loja
27 #BlueDogSoda #PijaFreskuese
28 #BlooperEpisode #PrapaKamerave
29 #FresnoGirl #VajzaKukull
30 #StuckInABox #MbyllurNëNjëKuti
31-32 #SuperPsycho #Nora

Përshkrimi i episodeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1 - #DyShoqet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider
  • Shënim: Semi vazhdon historitë e saj direkt pas episodit final të iCarly: iGoodbye. Keti vazhdon të jetojë me Nonën pas episodit të Victorious: Star-Spangled Tori.
  • Të ftuar: Griffin Kane, Emily Skinner.
  • Data: 8 qershor 2013

Semi, gjatë një udhëtimi për në Los Anxhelos sheh Ketin të cilën e merr një makinë mbeturinash. Semi e shpëton Ketin dhe ato bëhen shoqe. Nona e Ketit shkon në azil, prandaj Semi detyrohet të bëhet shoqja e Ketit dhe ato jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ato duhet të kujdesen për fëmijë të ndryshëm.

2 - #Seriali[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider
  • Shënim: Seriali ka të bëjë me anullimin e Victorious.
  • Data:15 qershor 2013

Seriali i parapëlqyer i Semit dhe Ketit anullohet, prandaj ato përpiqen që t'ia u ndërrojnë mendjen producentëve, por asgjë nuk ndryshon. Keti është shumë e mërzitur për këtë që ka ndodhur, prandaj Semi i bën një surprizë: të gjitha mobiljet e serialit i çon tek shtëpia e Ketit.

3 - #VajzatAngleze[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Vazhdimi: Keti përmend Bibble - ushqim anglez, parodi në Victorious - si në episodet Tori Goes Platinum dhe Robbie Sells Rex në Victorious.
  • Të ftuar specialë: Sophia Grace si Guen, Rosie si Rabi.
  • Data: 22 qershor 2013

Keti kujdeset për dy vajza të sjellshme angleze të cilat ia vjedhin biçikletën. Ato gjithashtu i vjedhin edhe 500 dollarë Daisit, prandaj Semi mendon një kurth për t'ia u marrë paratë.

4 - #NjëDhi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Ky është episodi i parë ku del Gumeri.
  • Të ftuar: Griffin Kane si Maks, Emily Skinner si Kloi, River Alexander si Dilben.
  • Data: 29 qershor 2013

Keti kujdeset për një dhi të vogël dhe një djalosh, që pretendon se babai i tij ka pallatin, e paralajmëron Ketin se do i largojnë nëse i ati merr vesh që ato kanë një dhi. Gjithashtu, Daisi merret me një djalë të madh që quhet Gumer.

5 - #Konkursi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Russ Reinsel
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Të ftuar: Jack DeSena si një i ftuar në konkurs, Susan Huckle si znjsh. Torso, Jake Bernnan si Batler Torso.
  • Data: 13 korrik 2013

Semi dhe Keti kujdesen për një djalë që quhet Batler, i cili merr pjesë në një konkurim për atë që shkruan më shpejt. Fituesi i konkursit fiton një jaht dhe takimin me VP-në e Amerikës. Semi merr gjithashtu pjesë, por mamaja e Batlerit nuk do që ajo të fitojë, prandaj bën me hile. Por në fund fituesit e vërtetë janë Semi dhe Keti.

6 - #LuftëDadosh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Data: 20 korrik 2013

Semi nuk mund të flerë më në divan, prandaj ajo dhe Keti bëjnë një luftë dadosh. Kush do të jetë dadoja më e mirë do të qëndrojë në dhomën me krevat. Vajzat kujdesen për tre fëmijë dhe mundohen që t'ia u bëjnë qejfin të treve. Por kur vjen puna për të vendosur ato dalin barazim, sepse vajza e vogël nuk zgjedh as Semin dhe as Ketin. Semi dhe Keti e ndajnë dhomën bashkë dhe ju mund të shihni tek krevati i Ketit fotografinë e profesorit të saj të preferuar, Sikouitzit.

7 - #KujdesPërGumerin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Shënim: Versioni i këngës është shkurtuar në këtë episod.
  • Data: 27 korrik 2013

Semi dhe Keti pranojnë të kujdesen për Gumerin kur Daisi nuk ndodhet në qytet. Por padashur, Keti i hedh një ilaç në sy dhe Gumeri nuk mund të shohë. Dhe gjithçka ndodh para një ndeshjeje boksi që ka Gumeri me një djalë tjetër.

8 - #RrezikPërBebet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Vazhdimi: Semi përmend "Fredi B" që jeton në Siatëll, emri është Fredi Benson (personazhi nga iCarly). Gjithashtu ajo përmend Çorapen prej Gjalpi, një armë që ajo e përdorte në iCarly.
  • Data: 3 gusht 2013

Disa djem të këqinj kanë shkruajtur në internet një blog ku thuhet se Sem & Ket janë dy kujdestaret më të këqija, dhe njerëzit fillojnë që të mos i çojnë më fëmijët tek ato. Semi dhe Keti fillojnë të hetojnë dhe del se djemtë kanë hapur së bashku një qëndër kujdesi për fëmijë. Semi dhe Keti, pasi zbulojnë se në shtëpinë e djemve ka një dhomë me kyçe, maskojnë Nonën dhe Daisin. Nona bën si mamaja e Daisit dhe e çon atë tek djemtë e këqinj. Daisi ka një kamera në kapele dhe mundohet që të filmojë gjithçka që ndodh në dhomë.

9 - #MamajaGumer[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Dan Frischman
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Vazhdimi: Shkolla Hollivud Arts nga Victorious mund të shihet në pamjet e serialit. Gjithashtu personazhet Tori, Bek, Xhejd dhe Robi dalin në këtë episod, por ata janë të kthyer me kurriz. Gjithashtu në këtë episod shfaqet mësuesi i Ket, Sikouitzi.
  • Të ftuar specialë: Eric Lange si Sikouitzi
  • Data: 10 gusht 2013

Mamaja e Gumerit do të vijë së shpejti në Los Anxhelos, por ajo nuk e ka qejf boksin, prandaj Gumeri i thotë asaj se është një mësues historie. Nëse ajo e merr vesh se Gumeri është një boksier, do e marrë me vete në Luiziana. Prandaj, Semi dhe Keti e ndihmojnë atë që të bëjë si mësues. Ato e çojnë ato në Hollivud Arts. Ato ja mbushin mendjen Sikouitzit dhe e marrin klasën. Mamaja e Gumerit e mëson se ai është boksier dhe do që ta marrë në Luiziana. Por kur ndeshen me disa hajdutë, Gumeri e mbron mamanë dhe ajo e lejon që të qëndrojë në LA.

10 - #Reklama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Data: 14 shtator 2013

Semi dhe Keti bëjnë një reklamë për biznesin e tyre ku atje del edhe qeni i Daisit. Një familje proteston dhe thotë që e kanë ata qenin dhe jo Daisi.

11 - #VajzatAnglezeHakmerren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Shënim: Kjo është shfaqja e dytë e Sophia Grace dhe Rosie si Guen dhe Rabi.
  • Të ftuar: Sophia Grace & Rosie
  • Data: 21 shtator 2013

Dy vajzat angleze rikthehen dhe hakmerren kundër Semit dhe Ketit. Ato bëjnë që Semi dhe Keti të zihen dhe të luftojnë me njera-tjetrën. Por, Daisi dhe Gumeri mendojnë se ato që kanë ndodhur i kanë bërë dy anglezet e vogla, prandaj Semi dhe Keti hakmerren kundër tyre.

12 - #MisteriIMotorit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Shënim: Në këtë episod thuhen disa detaje të #KujdesjePërGumerin dhe #VajzatAnglezeHakmerren.
  • Data: 28 qershor 2013

Daisi i jep Ketit një lëng që të përqëndrohet në mësime, ndërsa ai, Semi dhe Gumeri largohen për të parë një ndeshje boksi. Ketin e ze gjumi dhe kur zgjohet merr vesh se ka harruar gjithçka dhe flokët e saj janë blu, dhe dorën e kishte të prangosur me dorën e një xhuxhi. Gjithashtu, motori i Semit ka humbur dhe ata shkojnë tek Nona për të marrë informacione. Ketit fillon t'i kujtohet diçka dhe ata shkojnë tek Robotët, ku edhe misteri fillon të zbulohet.

13 - #KasafortaSekrete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Data: 5 tetor 2013

Semi zbulon një kasafortë sekrete në dhomën e saj dhe mundohet të gjejë kombinimin e saktë. Ndërsa Keti ka një projekt në shkollë për të filmuar veten e saj. Daisi do që të shkojë në një lojë pokeri, por Semi nuk e lejon. Më në fund Semi e hap kasafortën dhe ajo me Ketin futen brenda, ndërsa Daisi i kyç atje. Daisi largohet dhe pas disa orësh në shtëpi vjen Gumeri, i cili dëgjon të thirrurat e Semit dhe Ketit. Ai e hap kasafortën dhe iu thotë vendin ku e ka çuar Daisin. Ata shkojnë në lokali dhe shohin Daisin duke kërcyer e duke kënduar.

14 - #OskarFatkeqi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Russ Reinsel
  • Skenarist: Dan Schneider & Dave Malkoff
  • Data: 12 tetor 2013

Kur Keti shpëton një burrë të moshuar tek azili, e bija e tij i kërkon Ketit të kujdeset për djalin e saj, Oskarin. Ai është një djalë fatkeq, kur gjithmonë bën një veprim, atij me patjetër duhet t'i ndodhë diçka. Ketit i vjen keq për Oskarin, prandaj do që t'ia bëjë ditën sa më të veçantë. Por kjo nuk del aspak mirë, sepse Oskari ngelet në vrimën e një tualeti, për pak sa nuk shtypet nga një burrë i madh, goditet vazhdimisht nga shkopat e golfit, por Oskari mendon se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij. Ndërsa Gumeri mërzitet kur sheh Daisin të mësojë një tjetër boksier, por Daisi i ble një orë atij që ta qetsojë.

15 - #KujdesjePërKukullat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Shënim: Ky episod është një speciali i Halloween.
  • Data: 19 tetor 2013

Ishte nata e Halloween-it dhe Semi vishet si Keti, ndërsa Keti si një xhind. Një burrë iu kërkon atyre që të kujdesen për vajzën e tij kukull. Keti thotë se e ka takuar këtë burrin në varre. Daisi i jep një libër me formula magjike Ketit, dhe Keti mendon se ajo e ka kthyer Daisin në një majmun. Kukulla duket se gjithmonë lëviz, dhe kjo e frikëson shumë Semin dhe Ketin. Ato vazhdojnë të mendojnë se kukulla nuk është njeri i vërtetë. Në fund të episodit, kukulla kthehet në një vajzë të vogël dhe ajo me babain e saj janë fantazma.

16 - #PeziB[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Paul Coy Allen
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • I ftuar special: Kel Mitchell si Pezi B
  • Data: 2 nëntor 2013

Semi fillon punë si asistentja e një këngëtari të madh të quajtur Pezi B, dhe asnjëherë nuk vjen në shtëpi për tu kujdesur për fëmijët. Derisa Keti gjen një shoqen e saj dhe ajo e ndihmon atë. Semi kthehet në shtëpi dhe sheh kujdestaren e re. Ajo bëhet shumë xheloze, dhe jep dorëheqjen si asistentja e Pezi B.

17 - #SalmonKet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Russ Reinsel
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Të ftuar: Penny Marshall & Cindy Williams
  • Data: 9 nëntor 2013

Salmon Ket (Cat=Mace) është një serial që në vitet '70 për fëmijë, ku personazhi kryesor është një gjysëm mace, gjysëm salmon. Një gjykatës vjen në shtëpinë e Semit dhe Ketit dhe i paralajmëron vajzat që të ndërrojnë emrin e biznesit, por ato nuk e dëgjojnë. Ditën tjetër, një grup policësh e mbyllin dhe e izolojnë derën dhe apartamentin e Semit dhe Ketit. Semi dhe Keti gjejnë personat që kanë krijuar serialin, dy gra të mëdha në moshë që nuk flasin më me njera-tjetrën. Ato kurrë nuk duan të bashkohen, por Semit i vjen një ide në kokë. Ajo i mbledh ato në një zënkë dhe në fund të episodit ato firmosin lejën që Semi dhe Keti të mbajnë emrin e biznesit të tyre njësoj.

18 - #Binjakëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Data: 16 nëntor 2013

Keti nuk mund t'i bëjë dot asnjë shaka Semit, sepse ajo është shumë e zgjuar. Dhe çuditërisht i vjen në mendje diçka, t'i bëjë Semit një shaka me dy binjakë. Semi mendon se është çmendur, por më pas e kupton se ç'ka bërë Keti, dhe ajo i telefonon motrës së saj Melani. Melania vjen në Los Anxhelos dhe bën çfarë i thotë Semi. Semi i thotë që të bëjë si e çmendur. Ndërkohë ajo i thotë Ketit, se nëse dikush kafshohet nga një binjak sëmuret nga binjakëria dhe lind binjaku i tij i keq, që në këtë rast është Melania. Në fund të episodit, Keti e merr vesh për të gjithë këtë.

19 - #Puberi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Data: 23 nëntor 2013

Semi ble një kasafortë të vogël sekrete në formën e një ananasi, që ato të fusin atje paratë; dhe Semi i thotë Ketit që të mos i thotë njeriu për të. Atë ditë vjen një vajzë e vogël që quhet Eli dhe ajo mban një kafshë që quhet Puber. Mamaja e Elit iu thotë Semit dhe Ketit se do iu japë $500 nëse ato ia heqin Puberin Elit. Vajzat përpiqen aq shumë sa më në fund Keti ia tregon kasafortën e tyre me formë ananasi (Semi nuk e merr vesh); atëhere Eli ia jep Puberin Ketit. Gumeri i ndihmon vajzat me një raketë që ta çojnë Puberin në qiell. Por Eli e ndërron Puberin me ananasin dhe kur niset raketa lekët e vajzave zhduken në qiell. Gumeri u thotë atyre se raketa nuk shkon shumë larg, dhe ata e ndjekin atë nëpërmjet një PearPad-i. Ata arrijnë në një shtëpinë e një polici që jetonte në varreza. Ata e gjejnë raketën me para dhe e lenë Elin atje.

20 - #ÇmenduriPërNjëKëpucë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Historia: Lisa Lillien
  • I ftuar special: Abby Wilde si Stejsi Dillsën.
  • Data: 30 nëntor 2013

Semi i ha të gjitha qoftet që Keti kishte përgatitur për një natë speciale. Kjo e nevrikos shumë Ketin sa i thotë Semit se nuk do të gatuajë më qofte. Duke ecur në rrugë, Keti gjen një këpucë që i rri shumë mirë, madje është shumë e rehatshme, dhe ajo bëhet nervoze për të gjetur palën tjetër të këpucës. Keti i premton Semit se do bëjë edhe qofte të tjera nëse ajo e ndihmon. Kështu ato e zbulojnë se kush e ka palën tjetër të këpuces: Stejsi Dillsën. Prandaj, Semi & Keti duhet t'ia vjedhin Stejsit këpucën tjetër.

21 - #BankomatiMagjik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Data: 4 janar 2014

Keti gjen një bankomat që të jep para falas. Ajo gjithmonë shkon në një supermarket dhe këndon një këngë, dhe më pas, paratë dalin si me magji. Teksa po merrnin një herë, pronari i supermarketit i thotë policisë dhe Keti arrestohet. Semi arrestohet gjithashtu. Gjatë rrugës për në burg, oficeri Kalvin sheh një makinë që ecën me shpejtësi dhe brenda saj është një kriminel. Padashur, oficeri ha disa kokrra të cilat e venë në gjumë.

22 - #Lumpatious[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Russ Reinsel
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Shënim: Ky episod doli gjatë ditës Spot-It Saturday, ku në episod është një njeri i veshur çuditshëm i cili del në çdo skenë.
  • Data: 11 janar 2014

Semi dhe Keti duhet të kujdesen për një djalë të vogël të cilin vjen gjithmonë e merr i vëllai. Vëllai i tij është një njeri i keq që të gjithë e urrejnë nga veprimet e tij. Prandaj, një ditë, Semi dhe Keti venë një bast me djalin e keq që fjala "Lumpatious" është një fjalë e vërtetë. Nëse ato fitojnë ai duhet të rrijë i veshur me rroba banje vajzash në mes të një restoranti. Nëse ai fiton, ato duhet të pinë djersën e tij. Ato në fillim tremben, pasi fjala nuk ekziston në të vërtetë, prandaj e paraqesin kërkesën e tyre në Fjalorin e Oksnordit. Komisioni përbëhej prej tre personash, të cilët ju thanë Semit dhe Ketit se ju duhej vetëm një provë që kjo fjalë të shënohej në fjalor. Prandaj vajzat e detyrojnë guvernatorin e SHBA të thotë fjalën "Lumpatious" duke e inçizuar. Fjala vendoset në fjalor dhe vajzat e fitojnë bastin.

23-24 - #Ribashkimi #Fredi #Xhejda #Robi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Shënim: Ky është episodi i parë special i Sam & Cat, që zgjat rreth një orë.
  • Të ftuar specialë: Liz Gillies si Xhejd Uest, Nathan Cress si Fredi Benson, Matt Bennet si Robi Shapiro.
  • Data: 18 janar 2014

Semi takon Xhejdën, shoqen e klasës së Ketit në Hollivud Arts, dhe kjo e bën Ketin xheloze. Prandaj, ajo vendos të bëhet shoqe me Fredi Bensonin, një shok i Semit që jeton në Siatëll, ai ishte pjesë e iCarly. Atëhere, Semi kërkon të marrë hakun dhe bëhet shoqe me Robi Shapiron, një tjetër shok i Ketit në Hollivud Arts.

25 - #DitaEGëzuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Warren Bell
  • Data: 20 janar 2014

Keti shpik një ditë pushim, kështu ajo mund t'i dhurojë dhurata kujtdo. Por ajo do që të marrë vesh se çfarë dhuratash i kanë blerë të tjerët. Prandaj ngrihet në darkë që të marrë vesh se ç'i kishte blerë Semi, dhe kur sheh dhuratën zhgënjehet shumë. Ditën tjetër, Keti e prish dhuratën e saj për Semin dhe vajzat nuk janë më shoqe me njëra-tjetrën. Por në fund, Keti kupton se Semi kishte ngatëruar etiketën e dhuratës, dhe ajo dhuratë ishte për Gumerin.

26 - #Loja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Regjisor: Dan Frischman
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Data: 8 shkurt 2014

Semi dhe Keti shkojnë në ditëlindjen e një mikut të tyre, por të gjithë të ftuarit e kishin mendjen të luanin lojën "Brain Crush". Më vonë, edhe Dajsin e kap sindroma e kësaj loje dhe ai bëhet i varur prej saj, Më vonë, Keti duhet të bëjë një shfaqje me titul "Barbraham Linkoln", por askush nuk e dëgjon atë, prandaj, Semi urdhëron disa fëmijë që merren me arte marciale t'i thyejnë të gjithë PearPhone-t dhe PearPad-et e publikut.

27 - #PijaFreskuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Christopher J. Nowak & Dan Schneider
  • Data: 15 shkurt 2014

Semi dhe Keti kërkojnë që të blejnë pijen e tyre të preferuar "Soda e Qenit Blu", por kur shkojnë në supermarket, një polic e ka ndaluar shitjen e tyre dhe po i konfiskon të tëra kanoçet me pije. Semi dhe Keti mundohen që ta krijojnë këtë pije vetë dhe pas shumë ditësh punë dhe lodhje e arrijnë qëllimin, dhe i fshehin të gjitha shishet me "Sodën Blu" në kasaforta e tyre sekrete (episodi 13). Ato fillojnë ta shesin produktin e tyre, derisa një ditë, polici vjen në shtëpinë e tyre dhe iu kërkon të kujdesen për djalin e tij. Kur kthehet që ta marrë djalin, Keti padashje shtyp një buton që shpërthen të gjithë makinën që bënte "Sodën Blu". Polici e merr vesh që ato po bënin një gjë të jashtëligjshme, prandaj vendos që t'i arrestojë. Por Semi dhe Keti i luten, pasi të ndalosh gjënë më të preferuar të njerëzve është gjëja më e keqe.

28 - #PrapaKamerave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Regjisor: Adam Weissman
  • Skenarist: Dan Schneider & Jake Farrow
  • Shënim: Dan Schneider vazhdon traditën e tij për bërjen e episodeve me prapaskena. Ariana Grande shfaqet me flokët e saj origjinalë. Michael Eric Reid shfaqet në këtë episod si special. Jerry Trainor shfaqet në një skenë.
  • Data: 22 shkurt 2014

Jennette McCurdy, Ariana Grande, Cameron Ocasio, Maree Cheatham dhe Zoran Korach janë ulur në një restorant. Ata përballen me shumë njerëz ku iu tregojnë të qeshurat dhe gabimet gjatë episodeve të serialit Sam & Cat.

29 - #VajzaKukull[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Regjisor: Steve Hoefer
  • Skenarist: Dan Schneider & Christopher J. Nowak
  • Data: 15 Mars 2014