Shën Kostandini Arbëresh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shën Kostandini Arbëresh
San Costantino Albanese
Komunë
noform
{{{Përshkrimi i pamjes}}}
Vendndodhja
Shën Kostandini Arbëresh (Itali)
Shën Kostandini Arbëresh
Administrimi
Shteti Flamuri Italia
Rajoni Bazilikata
Provinca Potenca
Kryetari i Komunës Rosamaria Busicchio
Statistika dhe Transporti
Vendasit shënkonstandinianë
Sipërfaqja 37,42 km2
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Kodi Postal 85030
Prefiksi 0973
Shenjti mbrojtës Shën Konstandini i Madh
Dita e shenjtit 21 maj
Koordinatat 40° 2′ 0″ Veri

16° 18′ 0″ Lindje

Demografia
Popullsia 805 banorë
Dendësia 21,5 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.comunesanconstantinoalbanese.it


Vendodhja e Komunës së Shën Kostandinit në Provincën e Potencës

Shën Kostandini Arbëresh ose vetëm Shën Kostandini (italisht: San Costantino Albanese) është një fshat dhe bashki arbëresh në krahinën e Potencës, në rajonin jugor italian të Bazilikatës (ish Lukania).

Shën Kostandini Arbëresh u themelua nga shqiptarët nga Shqipëria dhe Morea në jug të Greqisë gjatë diasporës shqiptare në shekullin e pesëmbëdhjetë pas pushtimit osman. Popullsia ruan edhe sot e kësaj dite shërbimet fetare, zakonet dhe gjuhën arbëreshe, gjuhë e vjtër shqipe të përzierë me disa fjalë të italishtes së sotme.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shën Kostandini u themelua në vitin 1534, pas pushtimit osman të Perandorisë Bizantine. Mbreti i Napolit i priti dhe arbëreshi Llazar Mates e vendosi një nga këto grupe në "Noja" (Noepoli i tanishëm). Kështu u krijua fshati Shën Kostandini i bazuar në një ekonomi bujqësore me kultivimin e gështenjave, ullirit, lirit, fshesave dhe pambukut. Fshati u shpërblye me privilegje nga sunduesit spanjollë për ndihmën e dhënë në të kaluarën në betejat kundër osmanëve. Deri në vitin 1671 banorët e tij ishin të liruar nga taksat dhe ngarkesat fiskale.

Banorët e Shën Kostandinit dallohen nga popullsia latine, nga gjuha arbereshe, kostumet tradicionale dhe ritet fetare orthodokse.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bashkia ndodhet në Luginën e Sarmentos, në zemër të Parkut Kombëtar Polini (italisht Pollino), që ndodhet rreth 650 metra mbi nivelin e detit. Zona përreth është kryesisht malore. Ajo ka vlera të veçanta natyrore, me karakteristika të ndryshme tipike e mjedisit, kryesisht mesdhetare. Fshati është i ndarë në pjesën e sipërme Lagja Alartaz (Lagja e Lartë), banorët e së cilës quhen Lastu (të lashtë), dhe pjesën e poshtme (Lagja Ahimaz), e cila shtrihet në mënzrë gjatësore.