Shën Nifoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shën Nifoni Shenjtor i krishterë i Kishës Lindore, me origjinë shqiptare. Një pjesë të jetës e kaloi në Arbëri, gjatë periudhës së qëndresës dhe luftërave të shqiptarëve kundër pushtimit osman. U takua dhe bashkëpunoi me Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, në oborrin e tij, ku tregohet se edhe u dorëzua prift. Më 1486 u bë patriarku ekumenik i 134-t i Kostandinopojës: patriarku i dytë shqiptar në Konstandinopojë. Dy vjet më vonë dha dorëheqjen nga kjo detyrë, ndërsa mbas nëntë vjetësh (1497) ktheu në fronin ekumenik ku qëndroi vetëm një vit.