Shërbimi Policor i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Policia e Kosovës. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Sistemi shtetëror
Kosova

Formuar Ne Vitin 1999

Shërbimi Policor i Kosovës ose shkurt ShPK është emërtimi zyrtar i policisëKosovës nën administratën e UNMIK-ut. Komandanti i SHPK-së, është kolonel Sheremet Ahmeti.

Shërbimet dhe qëllimet [redakto]

Firma e SHPK-së.

Shërbimi Policor i Kosovës ka për qëllim afrimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është shërbim multi-etnik i cili ka për qëllim të sigurojë implementimin e ligjeve të aprovuara nga Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes. Për kryerjen e këtyre shërbimeve SHPK-ja krye këto detyra policore :

  • Të gjitha krimet hetohen hollësisht, pavarësisht nga përkatësia etnike e viktimës apo e kryerësit.
  • Ndjekja dhe dënimi i kryerësve të krimeve është i vazhdueshëm dhe efektiv pa marrë parasysh përkatësinë etnike të kryerësit apo të viktimës.
  • Zgjidhen vrasjet dhe sulmet e rënda ndaj anëtarëve të pakicave etnike.
  • Dëshmitarët mbrohen në mënyrë efikase nga frikësimi dhe ndëshkimi.
  • Incidentet e krimit të organizuar, trafikimit, krimit që rrjedh nga ekstremizmi, terrorizmi, dhe krimet ekonomike hetohen ashtu që përqindja e rasteve të pazgjidhura të krimit që rrjedh nga ekstremizmi ose terrorizmi të bie.

SHPK ka mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar përmes të cilëve përfshihet transferimi i të dyshuarve dhe të dënuarve dhe ndihmën reciproke juridike mes juridiksioneve. Poashtu, ekziston bashkëpunimi i plotë me Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), duke përfshirë arrestimin dhe sigurimin e të akuzuarve dhe sigurimin e dëshmitarëve dhe informatave.

Lidhje të jashtme [redakto]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Stema e qeverisë KS.gif
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008