Shagu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shag
Κομνηνάδες
Fshat

Shag (greqisht: Κομνηνάδες/Komninádes) është fshat në qarkun e Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σιάκι/Siáki.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Shagu kufizohet me Braçanjin, nga jugu me Revanin, nga lindja me Prapackën e Poshtme e Prapackën e Sipërme dhe nga perëndimi me Ponçarën. Fshati Shag e merr emrin nga shënjtori Shën Jak/Jakov dhe pas kohës së gjatë, emri i fshatit është shkurtuar prej formës Shën JakShag.[2][3] Para vitit 1923, Shagu kishte këto lagje: Vatan/i, Mëhalla e Lartme, Mëhalla Poshtme dhe Mëhalla Koçillerë.[4]

Toponimet të fshatit Shag:(Para vitit 1923)[5]

  • Baçeludhe/ja - ara, në J.
  • Borovë – ara, në L.
  • Bubullimë/a - kodër malore, në P.
  • Çairi i Kovaçe – kullotë, në V.
  • Sallatat - ara, në J.
  • Çiflig/u - ara në fushë, në P.
  • Derven/i - ara, në L.
  • Dubkat – ara në mal, në L.
  • Dushqet - vend me lisa, lajthi e gështenja, në V.
  • Fushë/a - ara, në JL.
  • Fusha e Shagut - fushë, në J.
  • Garagaçe/a - ara, në JP.
  • Guri i Grihërave - gurë të mëdhenj në mal. Aty ngisnin spatat barinjtë.
  • Guri i Mushkës - shkëmb ku thonë se ka kaluar një mushkë dhe ka lënë gjurmët e patkonjve e të gozhdëve, në V.
  • Gur i Prerë – shkëmb, në L.
  • Grykat - ara në një grykë, në fushë, në L.
  • Hija e Zezë - faqe mali me pyll lisash, lajthish etj., në L.
  • Humbat - ara, në V.
  • Jazi i Mullirit - vijë mulliri, afër qendrës.
  • Karagaç/i - (dru i zi) - arë, në V.
  • Klishë/a - gërmadhë kishe, në P.
  • Koblice - arë në fushë, në P.
  • Kodra e Hasan Lalës - kodër, në V.
  • Kodra e Shqipjes – kodër, në V.
  • Kodrat e Ponçarës - ara kodrinorë, në P.
  • Kopaçt - ara, në P.
  • Koria e Koçillare - pyll, në L.
  • Koria e Madhe - korie dhe toka të pjerrëta, në J.
  • Koria e Mallinje – korie, në L.
  • Koria e Mintanit (Mitanit) — korie, në L.
  • Korroshytkat - ara e pyll, vend kodrinor, në L.
  • Kostakicë/a - arë e kullotë, në L.
  • Krenopole - ara, në J.
  • Kroi i Pift (Piut) - krua, në L.
  • Kroi i Shabanicës - krua nga i cili buron ujë i ftohtë, në L.
  • Kroi i Yzbashit - krua, në V.
  • Kroi i Xha Muharremit - krua, në V.
  • Kroi i Xhovecit - krua, në L.
  • Kroi i Xhurrave - krua, afër qendrës.
  • Lëm i Mërizit - lëm, dikur aty ka qenë një mriz, në L.
  • Lëmënjtë - lëmënj ku fshatarët shinin të lashtat, në qendër.
  • Lëndina e Mullirit - lëndinë, në J.
  • Lëndina e Vreshtave - lëndinë, në L.
  • Lisi - arë, në P. Dikur aty ka qenë një lis shekullor.
  • Luadh i Madh - kullotë, në V.
  • Luadh i Ndrios - kullotë, në V.
  • Lum i Shagut - lumë i cili kalon në mes të fshatit.
  • Mal i Shagut – mal i fshatit, në J.
  • Mburim i Ftohtë - burim që e ka ujin të ftohtë, në J.
  • Mburim i Koblicës - burim, në J.
  • Mburim i Kories Mitanit - burim, në L.
  • Mburim i Luadhit Ndrios - burim, në V.
  • Mëriz i Zi – mriz, në V.
  • Mitromer/i - pyll me dushk, në VL.
  • Mulliri Llupaçit - mulli, në P.
  • Mulliri i Math — mulli, në J.
  • Mulliri i Mullait – mulli, në J.
  • Mytromer/i - greminë në mal, në L.
  • Orman/i - ara, në VP.
  • Padinia - tokë e pjerrët, në P.
  • Pançovicë/a – kullotë, në V.
  • Pandalicë/a - ara, në L.
  • Përroi i Çifligut - përrua, në J.
  • Përroi i Fellë - përrua i thellë dhe ara, në L.
  • Plepat e Pepift (Pepiut) - plepa të mëdhenj, në J.
  • Pyll i Tellogut - pyll me lisa e lajthi, në V.
  • Qaf’ e Plepit - qafë që ndan me fshatin Terstikë.
  • Selishtë/a - ara, në P.
  • Sten’ e Bufit – shpellë e madhe në një shkëmb, në V.
  • Shabanicë/a - ara, në L.
  • Sharvoleskë/a - ara, në P.
  • Topollovë/a - pyje dushku, në L.
  • Vakëf/i - kodër me pyll lisash e shkozash e lajthish, ka qenë pronë e xhamisë së fshatit, në L.
  • Varre të Mëdha - varret e fshatit, në L.
  • Xhamia Buzë lumit - gërmadhë xhamie.
  • Xhamia e Fshatit - xhami, afër qendrës.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Shag:(Para vitit 1923)[6]

Beqiranj, Cekaj, Dokollarë, Hoxhanj, Jajai, Karamanë, Llupaçe, Maledhi, Mangerrë, Manllinj, Mulladilet, Nako/t, Qylanet, Shejlerë, Topalli, Xhaxhollinjtë, Xhurre, Xhurrallinj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Siáki - Komninádes
  2. ^ Hysen Koçillari (2014). Trashëgimia shpirtërore e Devollit: vështrim studimor dhe përmbledhje folklorike: Balada, ninulla, këngë, valle e valle të kenduara - zakone e rite. Kotti. f. 51. "Shumë domethënës janë emrat e fshatrave të krahinës së Devollit që përdoren dhe sot:... 2-Shagu, fshat shqiptar në lindje Braçanjit e Ponçarës, sot në Greqi, që sipas evoluimeve gjuhësore spjegohet me origjinë nga shenjti Jakov, pra Shënjaku që gradualisht përfundoi në formën e sotme."
  3. ^ Hysen Koçillari (gusht 2014). “Fshatrat që përfshin Devolli si njësi etnografike Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine”. Devolli. f. 5.
  4. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 507. Treguan: 1) Riza Sherif Manlliu, 75 vjeç, bujk, analfabet, nga Shagu i Kosturit, refugjat i vitit 1923, sot banon në fshatin Biçakanj-Lushnjë. 2) Riza Emin Topalli, 72 vjeç, bujk analfabet, nga Shagu, refugjat i vitit 1923, sot banon në fshatin Biçakanj-Lushnjë. 3) Myslym Xhaferr Xhurri, 80 vjeç, bujk, analfabet, nga Shagu, refugjat i vitit 1923, sot me banim në Biçakanj të Lushnjës. Biçakanj 7.8.1976.
  5. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 507-509.
  6. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 507.