Shapka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shapka
600px-Woodcock earthworm.jpg
Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Renditja: Charadriiformes
Familja: Scolopacidae
Grupi: Scolopax
Speciet: S. rusticola
Emri binominal
Scolopax rusticola
(Linnaeus, 1758)

Përmbajtja

[redakto] Gjatësia

33-35 cm, krahët e hapur: 55-65 cm.

[redakto] Përshkrimi

Zakonisht i sheh kur bie muzgu, në kohën kur fluturojnë nga streha e tyre e fshehtë në pyll. Ushqehen në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës qëndrojnë të qetë dhe të fshehur, përveçse kur moti është i ashpër. Ngjajnë me shapkën e ujit (Gallingo gallingo), por janë shumë më të mëdha në trup dhe më të rënda në peshë. Kanë sqep të fortë dhe vija të tërthorta e të errët nëpër kokë. Puplat janë një përzierje e bukur e ngjyrave kafe, e verdhë dhe gri. Kanë sy shumë të mëdhenj çka është e pazakontë për shpendët e tokës. Fluturimi i tyre është i shpejtë dhe i fuqishëm. Krahët i kanë të gjerë dhe me majë.

[redakto] Përhapja dhe habitati

Jetojnë në pyje të lagësht, moçale të hapura, lëndina me shkurre, dushkaja, pyje të përziera, kanale dhe toka moçalore me shkurre të shpërndara. Foletë i kanë zakonisht në tokë.

[redakto] Riprodhimi

Shumimi në rajon vërtetohet vetëm në raste sporadike.

[redakto] Ushqimi

Kryesisht krimba.

[redakto] Zëri

I ngjan zakonisht një fishkëllime të mprehtë.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera